Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Tituj që e nxjerrin nga konteksti postimin e Tomë Gashit

HIBRID

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një lajm, në të cilin thuhet se avokati Tomë Gashi ka promovuar diktatorin nazist Adolf Hitler.

Gashi në profilin e tij zyrtar ka postuar e më pas e ka fshirë një fotografi të Hitlerit, me komentin “Kur e kanë pyetur Hitlerin, cilët janë njerëzit më të poshtër me të cilët je takuar, është përgjigjur: “S’kam parë më të poshtër se ata që më ndihmonin të pushtoj vendet e tyre!”. Në këtë postim ai mbishkroi “Ujmanin e ndan, Serbia në Adriatik! Pushtimi brina nuk ka!

Disa nga mediat kosovare këtë postim të Gashit e kanë cilësuar si promovim të Hitlerit. Ky reagim i tij nuk ka të bëjë me promovim, pasi ai thënien e diktatorit të njohur e ka lidhur me marrëveshjen që u arrit ditë më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington.


Vegëzat e disa mediave që e publikuan këtë lajm:

https://gazetametro.net/avokati-i-vvse-tome-gashi-promovon-diktatorin-adolf-hitler/
https://ballkani.info/skandaloze-avokati-i-vvse-tome-gashi-promovon-diktatorin-adolf-hitler/?fbclid=IwAR3jS_GO-96fa1kIkF-zGvcTZgyebosmP6_QO74S605Tbl2BciIDcNCdzdo

Analizë:

Siç shihet në postimin e tij, Gashi nuk ka bërë ndonjë promovim të ish-diktatorit nazist, por vetëm e ka sjellë thënien e tij për ta krahasuar me kontekstin e tanishëm të krijuar nga marrëveshja në Washingotn. Ndërsa, mediat e kontrolluara nga hibrid.info shihet që, përmes titujve, e kanë devijuar krahasimin e tij duke krijuar tituj nxitës. Pra mund të thuhet se këto media e kanë deformuar postimin e Gashit dhe si rrjedhojë, kanë publikuar artikull me titull që nuk paraqet përmbajtjen e tekstit. Pas analizës nga hibrid.info ky artikull karakterizohet si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere