[email protected]
Titull i sajuar për “përkrahjen e Greqisë nga shqiptarët”
shape
shape
shape

Një artikull i publikuar nga portali i dyshimtë “Thedailybarta24.com” shkruan se si shqiptarët, së bashku me shtatë shtete tjera evropiane, i dalin në krah Greqisë.

Titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk ngjason me tekstin brenda, pasi në përmbajtjen e tij nuk shkruhet asgjë për shqiptarët. Pra teksti, për dallim me titullin, i referohet disa vendeve anëtare të BE-së, në krye me Francën, të cilat i kanë bërë thirrje Turqisë që të heqë dorë nga gjurmimet për gaz në detin Mesdhe.

Teksti origjinal i publikuar në Thedailybarta24.com:

Shqipëtarët dhe 7 shtetet e Europës i dalin në krah Greqis, ‘Do ta shkatërrojmë Turqin për 24 orë’?

Te nsionet në Detin Mesdhe për gë rmimet për gazi po vazhdojnë.

Franca dhe gjashtë vende të tjetra i bëjnë thirrje Turqisë të h eqë dorë nga gë rmimet. Por Ankaraja nuk do të dëgjojë. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Pas një samiti të shtatë vendeve të Bashkimit Evropian që shtrihen rreth Detit Mesdhe, të mbajtur në Korsikë, u lëshua një kumtesë e përbashkët, me të cilën mbështeten t ërësisht Greqia dhe Qiproja.

Shqipëtarët dhe 7 shtetet e Europës i dalin në krah Greqis, ‘Do ta shkatërrojmë Turqin për 24 orë’?

Vegëza e artikullit të botuar në Thedailybarta24.com:

https://thedailybarta24.com/pre/?p=2556

Analizë:

Titulli i këtij lajmi është i rremë dhe nuk përkon me përmbajtjen. Artikuj të tillë synojnë që nga klikimet e lexuesve të përfitojnë materialisht. Ky lajm kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.

Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others