Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Të fundit | Serbia nuk ndau 500 milionë euro për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ish-zyrtari i CIA-s ka folur për Albin Kurtin, audi… Të fundit | Deklaratë e pakonfirmuar që i atribuohet gjeneralit amerikan Craddock Të fundit | Goodwin nuk ka thënë se zëvendëspresidenti i SHBA-së është interesuar për p…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka vendim të gjykatës për ish-krerët e UÇK-së

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “E trishtë, minimalisht do të vuajnë kaq vite në Hagë 2 themeluesit e UÇK-së”.

Ky artikull përmban titull të rremë, ndërsa në përmbajtje gjendet vetëm një pjesë e akuzës zyrtare të Gjykatës Speciale, e publikuar pas arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Megjithatë, në këtë komunikatë nuk përmendet asgjë rreth dënimit të tyre, siç pretendon në titull portali i dyshimtë “Specialja.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

E trishtë, minimalisht do të vuajnë kaq vite në Hagë 2 themeluesit e UÇK-së

Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar më 4 dhe 5 nëntor, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës e konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit më 26 tetor 2020. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2020/11/06/e-trishte-minimalisht-do-te-vuajne-kaq-vite-ne-hage-2-themeluesit-e-uck-se/?fbclid=IwAR28SYSdKMUNW73H2z6dRza-VYTeNlOOhcY4-keIoxtrGYdI7DhhGmJ-hAE

Në këtë komunikatë flitet edhe për veprat për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së. Aty përmenden krime të luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm, trajtim mizor, torturë e vrasje të paligjshme.

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të përkthyer nga “Lajmi.net”:


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Specialja.com” përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, teksti është jo i plotë dhe i marrë nga komunikata e Gjykatës Speciale. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere