Të fundit | Paraqitet njëanshëm dhe si fakt i kryer pretendimi se Ilir Kërçeli i shkroi… Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale
[ ARTIKULLI ]

Keqpërdoret kampanja për kredi e një institucioni mikrofinanciar në Kosovë

FATBARDH DEMA

Faqja “Kredi personale” në Facebook ka publikuar me datë 21 mars një postim me pretendimin që ofron mundësi për kredi biznesi deri në 25 mijë euro me mundësi për të nisur pagesën pas tre muajve.

Hibrid.info ka verifikuar faktet rreth kësaj kampanje, ku është vërtetuar se kjo faqe ka publikuar postimin që paraqet njoftim të rremë.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetoi se faqja “Kredi personale” postimin e ka marrë nga njoftimi i institucionit mikrofinanciar “FINCA” në Kosovë, të cilit më pas i ka larguar logon identifikuese.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Kredi personale”:

https://www.facebook.com/krediprivate/posts/pfbid02bPcXeUAevbb2bdkyedZSwpWu542ttixQ4a4Z6LxCeBkBGX843fcjfbNcQFFygfvNl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo ofertë për të aplikuar për kredi biznesi mundësohet nga institucioni mikro-financiar në Kosovë “FINCA”, i publikuar me datë 31 janar. (këtu)


Duke parë që postimi është bërë në gjuhën shqipe nga faqja “Kredi personale”, hibrid.info ka hulumtuar rreth institucioneve financiare dhe bankave të licencuara në Kosovë. Nga ky hulumtim rezulton se nuk ka asnjë dëshmi për veprimtari të faqes në fjalë në Kosovë (shih këtu).

Po ashtu gjë e cila e bën më të dyshimtë faqen “Kredi personale” në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, në seksionin “about” të kësaj faqe në Facebook. Të dhënat e publikuara nuk  dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën, e faqes “Kredi personale” (shih këtu).


Përveç si faqe, “Kredi personale”, me këtë emër funksionin edhe si grup në Facebook, ku edhe aty publikon kampanja të rreme për kredi. E njëjta po ashtu është trajtuar nga hibrid.info. (këtu)


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se kjo faqe ka përdorur kampanjë të një institucioni mikro-financiar në Kosovë, me pretendimin ta paraqesë si të sajën, duke i larguar logon identifikuese.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere