Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Besnik Bislimi e ka cilësuar si normale ikjen e qytetarëve të cilët nuk e kanë votuar subjektin e tij politik

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një llogari me emrin “Komente Politike” në Facebook ka publikuar dje (4 prill) një imazh në grupin publik “Diaspora me PDK”.

Imazhi shfaq zëvendës kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin me mbishkrimin në imazh, që pretendon se ky i fundit ka deklaruar “Është normale me ik nga Kosova 50% e qytetarëve që nuk na kanë votuar”.

Por, pas hulumtimit nga hibrid.info, deklarata e pretenduar nuk është gjetur e publikuar në asnjë nga mediat kredibile.


Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaria “Komente Politike” në grupin publik “Diaspora me PDK” në Facebook:

https://www.facebook.com/photo/?fbid=3501179630212873&set=gm.1059664131808024&idorvanity=401170274324083


Grupi publik “Diaspora me PDK” ka 4 mijë e 600 ndjekës (shih këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit për pretendimin në fjalë dhe të vetmet fakte ku tregohet mbi deklarimet e Bislimit për ikjen e qytetarëve nga vendi, janë artikujt që kanë informuar për raportimin e tij në Komision për Integrim, ku largimi i njerëzve nga vendi, vlerësohet si “diçka normale” nga zëvendës kryeministri (shih këtu dhe këtu).

Deklarata e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi:

“Në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor ose në Evropën Lindore ka pasur në vazhdimësi tendenca për migrim. Diku gjysmë milioni mjekë që operojnë në Bashkimin Evropian nuk janë të lidhur me Bashkimin Evropian. Do të thotë, migrimi është diçka normale, është pjesë e tendencave të individit dhe familjeve për të përmirësuar standardet e jetesës”.


Analiza:

Deklarata e pretenduar e zëvendës kryeministrit, Besnik Bislimi se “Është normale me ik nga Kosova 50% e qytetarëve që nuk na kanë votuar”, nuk është e vërtetë.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se Bislimi me anë të një deklarate e ka vlerësuar si diçka normale largimin e njerëzve nga vendi, në përgjithësi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere