[email protected]
Lajmi i tetorit për ndarjen e 100 eurove për pensionistët, paraqitet si aktual
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me datë 1 janar kanë publikuar një artikull me titull “Lajmi Fundit/Qeveria prорzon nga 100 euro për këtë kategori..”.

Në përmbajtje të këtij artikulli shkruan “Qeveria e Kosovës me në krye Albin Kurtin gjatë mbledhjes së sotme qeveritare propozuar qê të ndajnë nga 100 euro për pensionistët në kuadër të mbështetjes së pensionistëve”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër. Lajmi për ndarjen e shtesave për pensionistët i takon datës 12 tetor 2022, atëkohë kur Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të ndaj nga 100 euro shtesë për pensionistët.

Pra, portalet e dyshimta janë munduar që vendimin e qeverisë së muajit tetor ta paraqesin si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “news308media.com” dhe “me.active24live.com”:

https://news308media.com/2023/01/01/27708/?fbclid=IwAR1ORiJDvx7XUzDziGVqQcVJmg_KRG0TmjBhwj47t-W-Kz6w6FN6mfrEHbk
https://me.active24live.com/lajmi-fundit-qeveria-pr%d0%be%d1%80zon-nga-100-euro-per-kete-kategori/?fbclid=IwAR01eocZoq5esE077slVFNVOuOvu_73vgGLeavsZoH4EzX99z9S5VHgu0Ak

Ky artikull i publikuar më 1 janar nga këto portale të dyshimta, është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Express Gazeta” dhe “Vizioni.al”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur këtë artikull të publikuar në kohë reale (12 tetor 2022) nga disa mediume online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë këtë fakt, hibrid.info ka gjetur vendimet e Qeverisë së Kosovës të në mbledhjen e 100-të të mbajtur më 12 tetor 2022.

Në mbledhjen e tetorit ishte bërë e ditur se në atë muaj pensionistët do të merrnin shtesën e njëhershme ne vlerë prej 100 euro. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një lajm të vjetër të muajit tetor 2022, në të cilin gjendet propozimi i Qeverisë së Kosovës, e cila atëkohë kishte propozuar ndarjen nga 100 euro për pensionistët në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

Këtë lajm të vjetër, këto portale e kanë publikuar me datë 1 janar 2023, me pretendimin ta paraqesin si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others