Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që shfaq Netanyahun afër një mështjerre si “mesazh” për xhaminë Al-Aksa, është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis” ka publikuar një imazh në të cilin paraqitet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, afër një mështjerre.

Kjo faqe në mbishkrimin e imazhit ka pretenduar se Netanyahu përmes kësaj fotografie ka dhënë një mesazh për xhaminë Al-Aksa në Jerusalem.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi nuk është real dhe se i njëjti është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale (IA).


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0BQqJ78EFt69Yqb8LYhKkgnvkiwtm7XrqMtdthwcRnHR4TGScttbfJrGWvkceu2PJl&id=61556592554058


Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit “hivemoderation.com” rezulton që imazhi është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale (IA).


Edhe aplikacioni tjetër që detekton përmbajtjet e krijuara nga AI, “isitai.com”, tregon se ky imazh është gjeneruar me inteligjencë artificiale.


Analiza:

Pas analizimit të imazhit të publikuar nga një faqe në Facebook, përmes aplikacioneve që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale, rezulton që fotografia është gjeneruar me AI.

Po ashtu, faqja në Facebook që e ka publikuar këtë përmbajtje, pretendon rrejshëm se me anë të këtij imazhi, Netanyahu ka dhënë një mesazh për xhaminë Al-Aksa.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere