Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull dhe fotografi që nuk përkojnë me lajmin

HIBRID

Artikulli me titull “Vjen lajmi i papritur dhe që askush nuk e do, vendi drejt izolimit deri më 31 janar!” është publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com”.

Titulli i këtij artikulli dhe fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes, pasi ngjarja ka të bëjë me Gjermaninë.

Në fotografinë e vënë nga portali i dyshimtë “specialja.com” aludon që ngjarja ka të bëjë me shtetin e Shqipërisë, pasi në të shihen policët e këtij shteti. Gjithashtu, në titull nuk sqarohet se për cilin vend bëhet fjalë.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

Vjen lajmi i papritur dhe që askush nuk e do, vendi drejt iz olimit deri më 31 janar!

Bild shkruan se qeveria gjermane dhe 16 l andet kanë rënë dakord të zgjasin I zolimin deri më 31 janar për të fr enuar përhapjen e pandemisë së covid-19.

Nën masat ak tuale të karantinës që janë në fuqi që nga 16 dhjetori shkollat shumica e dyqaneve restoranteve dhe barave janë të mbyllura.

Kancelarja Angela Merkel dhe k rerët e lbandeve do diskutojnë masat e reja të Martën. Rap ortimi i shkurtër i Bild sot nuk c itonte asnjë burim kujt i referohej për informacionin e dhënë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/01/05/vjen-lajmi-i-papritur-dhe-qe-askush-nuk-e-do-vendi-drejt-iz-olimit-deri-ne-31-janar/?fbclid=IwAR1Z53UrZXce4ACp7QjQqGCBGcwq60USScjazF8tYViVtYia33eM3yVIlsw


Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar nga disa media online, ku tregon se Qeveria e Gjermanisë dhe 16 shtetet federale janë pajtuar që ta zgjasin mbylljen deri më 31 janar, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

https://sinjali.com/gjermania-planifikon-ta-zgjase-mbylljen-deri-me-31-janar/

https://www.syri.net/bote/394762/gjermania-vendosi-ta-zgjase-bllokimin-deri-me-31-janar/


Analiza:

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli si dhe fotografia nuk përputhen me përmbajtjen.

Duke e ditur se portali i dyshimtë “specialja.com” është në gjuhën shqipe, lexuesit e saj mund të dezinformohen nga fotografia duke u hamendësuar se ngjarja ka të bëjë me Shqipërinë. Ky shkrim kategorizohet si “clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere