Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikulli për bunkerët e Prishtinës paraqitet me fotografinë e hyrjes së një bunkeri në Kansas City të SHBA-ve

FESTIM RIZANAJ

Disa portale informative kanë publikuar një artikulli sot lidhur me bunkerët e Prishtinës me titull “Brenda bunkerëve të Prishtinës, që janë të destinuar në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore apo të ndonjë rreziku tjetër”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia ilustruese e përdorur në artikull nuk paraqet hyrjen e ndonjë bunkeri të Prishtinës.


Vegëza e artikujve të publikuar në “Demokracia.com” dhe “Veriu.info”:

https://archive.is/Qk3pf

https://archive.is/EoNWx


Artikulli i publikuar në portalet informativ është i bazuar në një kronikë të televizionit “A2”. (këtu)


Pas hulumtimeve dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia ilustruese e përdorur në artikull nga këto portale nuk paraqet hyrjen e ndonjë bunkeri të Prishtinës.

Hibrid.info, pas kërkimeve të bëra ka gjetur origjinën e fotografisë e që behet fjalë për një bunker në Kansas City të SHBA-ve dhe fotografia ilustruese paraqet hyrjen e këtij objekti. (këtu, këtu)


Analiza:

Fotografia ilustruese e artikullit ku flitet për bunkerët e Prishtinës paraqet hyrjen e një bunkeri në Kansas City të SHBA-ve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë përdorim të fotografisë e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere