Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lajm i pa konfirmuar për të mirat e konsumimit të qumështit

HIBRID

Disa media online shqip në Kosovë kanë publikuar një artikull në të cilin përshkruhen të mirat e konsumimit të qumështit para gjumit.

Në këtë artikull jepen disa këshilla të pretenduara që ndërlidhen me konsumimin e qumështit. Më tej në tekst shkruhet se konsumimi i qumështit para gjumit forcon kockat, mundëson gjumë të qetë gjatë natës dhe humbje të peshës. Të gjitha këto këshilla, krijuesi i këtij lajmi, nuk i ka mbështetur në burime referuese.

Pjesë nga teksti origjinal i publikuar në portalet GazetaExpress dhe Periskopi:

Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm ushqyesish, është i shëndetshëm për kockat tuaja dhe ka edhe më shumë përfitime nëse e pini para se të flini.

Qumështi mund t’ju ​​ndihmojë të bini në gjumë më shpejt, të flini gjumë të qetë pa u zgjuar në mes të natës, dhe madje të rritni humbjen e peshës.

Artikulli i publikuar në GazetaExpress dhe Periskopi:


Analizë:

Ky shkrim nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet që paraqiten në tekst rreth të mirave që sjellë pirja e qumështit para gjumit, nuk janë të verifikuara.

Artikujt e tillë shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese. Hibrid.info e kategorizon këtë tekst si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere