Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Lajçak nuk ka thënë se BE-ja do ta humbë Kosovën nëse nuk e merr me vete

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

U pretendua se Miroslav Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian do ta humbë Kosovën nëse nuk e merr me vete.

Artikulli me këtë pretendim në titull u publikua nga portali informativ “ntv.al” më 20 prill.

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, u vërtetua se titulli nuk pasqyron qëndrimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.  Pra ai nuk ka thënë se BE-ja do ta humbë Kosovën nëse nuk e merr me vete.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “ntv.al”:

https://archive.is/f94Jr


Në konferencën “Ballkani Perëndimor për BE-në” në kuadër të “Takimit të miqve të Ballkanit Perëndimor” në Slloveni, Lajçaku u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Evropian është nevojë gjeopolitike që të jetë më i fortë dhe më elastik. Ai aty ka thënë se për zgjidhjen e çështjeve të hapura – ku ka përfshirë dialogun Kosovë-Serbi – nuk do të kishte nxitje më të fortë se perspektiva e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Një nga citatet e Lajçakut në artikullin e ntv.al:

“Ne nuk po e bëjmë këtë vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për vete. Nëse besojmë se BE-ja është një lojtar global, atëherë Ballkani Perëndimor është një rajon ku ne mund të kemi ndikim. Dhe do të vijë koha kur do të kemi për të folur për një rend të ri, do të jetë e nevojshme që BE-ja të jetë një lojtar global, i respektuar, por për këtë duhet të kemi pranë Ballkanin Perëndimor”


Bazuar në shkrimin e “NTV.al” del se artikulli ka përmbajtjen e njëjtë me disa portale të tjera. Por që të njëjtat përmbajtje kanë titull të saktë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza: 

Të shtunën, më 20 prill, mediumi në Shqipëri “ntv.al” ka publikuar një artikull me titull “Do ta HUMBASIM Kosovën, nëse nuk e marrim me vete, Lajçak paralajmëron BE-në”.

 Pas leximit të deklaratave të cituara në artikull, por edhe në incizimet e publikuara nga fjalimi i Lajçakut, del se ai nuk ka dhënë qëndrim të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga portali i lartcekur si “dezinformatë”.

Arsyetimi: 

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere