Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K… Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së…
[ ARTIKULLI ]

Nuk argumentohet ulja e çmimit të vajit në Kosovë

HIBRID

Portali informues me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetademos.com” ka publikuar artikull përmes së cilit pretendon se në Kosovë ka ulje të çmimit vajit.

Përmes titullit të artikulli “E papritur, bie çmimi i vajit në Kosovë (FOTO)”, autori lë të kuptohet se ka pasur ulje të çmimit në të gjithë Kosovën.

Gjithashtu, në përmbajtje nuk jepen të detaje rreth informatës që e posedojnë, gjë që e lë të paqartë për lexuesin.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetademos.com”:

https://gazetademos.com/e-papritur-bie-cmimi-i-vajit-ne-kosove-foto/?fbclid=IwAR02KrWDXX2kNy_a2EIyEnIFSB6mZTZvO-W8XtX2zOcGwugD9Az7UzUQWy8


Ky artikull është marr nga portali “Klankosova.tv” të cilët, përmes një fotografie të një produkti të vajit të vendosur në raftet e një dyqani, kanë pretenduar se ka rënë çmimi i këtij produkti.

Por, edhe informatën e plasuar nga ky medium, nuk jepen të dhëna shtesë rreth informacionit si, ku dhe kur është bërë kjo fotografi, si dhe burimin e informacionit, në rast se fotografia është siguruar nga gazetari apo ndonjë lexues i portalit.

Në artikull gjithashtu nuk ka të dhëna nga burime kredibile që përcaktojnë indeksin e çmimeve, siç do të mund të ishte në rastin e Kosovës, Agjencia e Statistikave (ASK).

Hibrid.info ka parë të dhënat e publikuara në faqen e ASK-së (shih këtu) për çmimet mesatare ditore për artikujt bazik. Në bazën e këtyre të dhënave të ASK-së, nuk janë ripërtërirë ende informacione të datës 22 korrik, të cilës i referohen mediat e kontrolluara nga hibrid.info. Të dhënat e fundit rreth çmimit të këtyre produkteve, pjesë e së cilës hynë edhe vaji i lulediellit, janë ato të datës 21 korrik, pra një ditë para.

Fotografi e shkëputur nga baza e të dhënave në ASK

Për më tepër, sipas të dhënave në ASK, nuk ka pasur ndryshim të çmimit të vajti nga data 17 deri më 21 korrik. Hibrid.info e ka trajtuar këtë me një kontroll faktesh (shih këtu).


Analiza:

“Gazetademos.com” përmes titullit të artikullit pretendon se ka rënë çmimi i vajit në Kosovë, ndonëse në përmbajtje, nuk ofron informacione për nivelin e çmimit në të gjithë Kosovën. Përveç kësaj, ata bazohen në vetëm një artikull të publikuar nga “Klankosova.tv”. Edhe në artikullin autentik të publikuar në versionin online të “Klan Kosovës”, ndonëse nuk pretendohet se ka rënie të çmimit të vajit në të gjithë Kosovën siç ka bërë “Gazetademos.com”, ata sërish aludimin e argumentojnë me një fotografi të pa verifikuar.

Pra autori i këtij artikulli nuk ka dhënë detaje se ku, kurë dhe nga kush është bërë kjo fotografi, e cila ka shërbyer për t’u krijuar ky pretendim.

Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson artikullin e “Klankosova.tv” dhe të “Gazetademos.com” si “Përmbajtje e Paverifikuar”.  


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere