Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Raportim i njëanshëm rreth shtrimit të rrugëve në lagjen e “Nënkalasë” në Prizren

HIBRID

Disa media online në Kosovë, gjatë javës së kaluar (13 shtator), kanë publikuar një lajm të ndërtuar nga një fotografi e postuar në rrjete sociale me përshkrimin se si në disa rrugë të pjesës së vjetër të qytetit të Prizrenit, po hiqen kalldërmet për t’u “zëvendësuar me kubëza betoni”.

Fotografitë së bashku me një koment, janë publikuar fillimisht profilin personal të një qytetareje të Prizrenit. Në postimin e kësaj qytetare shkruan:

“Miremengjesi nga qyteti im i bekuem

Keshtu e mbrojme trashegimine, pak ashtu, pak keshtu!

Shtator 2020, lagjia Nenkalaja, Prizren”

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/elmedina.baxhaku/posts/5023213464371463

Bazuar në përshkrimin e këtyre fotografive, shumë portale online të Kosovës kanë ndërtuar lajme, duke pretenduar se qeverisja lokale i ka zëvendësuar gurët dhe kalldrëmet shumë-vjeçare me kubëza të reja betoni në disa rrugë të lagjes “Nënkalaja” në Prizren.

Vegzat e lajmit të publikuar në disa media portale:

https://reporteri.net/lajme/kalldremet-e-e-kalase-se-prizrenit-zevendesohen-me-kubeza-betoni/
https://ballkani.info/kalldremet-e-e-kalase-se-prizrenit-zevendesohen-me-kubeza-betoni/

Pas publikimit të këtij artikulli, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili kishte përgënjeshtruar lajmin. Përmes demantit e tij, Haskuka thotë ky lajm është i pavërtetë duke shtuar:

“Asnjë rrugë apo rrugicë që ka qenë e shtruar me kalldrëm nuk është mbuluar me kubëza apo me asfallt. Fotografitë që janë plasuar sot kanë të bëjnë me një rrugicë e cila ka qenë e pa-shtruar më parë, pra si mund të shihet nga fotografitë, ka qenë rrugë me zhavor dhe baltë”

Demanti i plotë kryetarit të Prizrenit:

https://www.facebook.com/mhaskukaa/posts/1043051532833023?__xts__[0]=68.ARDm6eHwIKlTc7XQtUgQcocpfqGW8PdqqdX2eUr7V1RvXiusMaoMqrwXoguZq1Zsp_GNSJx1kKSaErEiQ8iaeZcsyA0g6IQAsELs_wywYeGUNBvczo2–mNvA1mr7z2Im9ZtF_l3FJ0-YbaFVUvwW6cz7vSH9fb5U03PooRZvqSYJseOKdUJ_Ya5eKD4jFlb5WZgriR4nt_YlEH8YwK6-I7cheXXGQv274JZoKtSoxY6TMrG07Dkq2vbnfVsxhco3JMG59rx_f385Z2qbfcqvQcHdy5S0e06t0cruG7Ql31NFG3b_KVIYY-6npJoyjkGnkSSL68qxZLLEv1nox5LhRJscw&__tn__=-R

Analiza:

Mediat në këtë rast kanë publikuar një lajm me informata të njëanshme dhe pa kërkuar konfirmim nga zyrtarët e Komunës së Prizrenit. Bazuar në të gjitha faktet e mbledhura, hibrid.info e kategorizon këtë artikull si “Raportim të njëanshëm”.


Arsyetimi:

Raportim i njëanshëm

Vlerësim si “Raportim i njëanshëm” merr ai raport mediatik i cili vërehet qartë se bënë favorizim të fakteve, qëndrime dhe përfundime që përputhen me një narrativë të veçantë, shpesh duke mos respektuar rregullin e kontaktit me palën tjetër kur bëhet fjalë për pretendime që janë të dëmshme për reputacionin e dikujt ose të portretizuar nga akterë të caktuar me një qasje negative. Një nga format e raportimit të njëanshëm është paraqitja selektive e fakteve, ku theksohen fakte që mbështesin një tezë të caktuar, ndërsa faktet që nuk e konfirmojnë atë janë lënë pas dore.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere