Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Alban Zeneli drejton trajnimin për gazetarinë dhe informimin: Studentët përgatiten për ta luftuar dezinformimin

HIBRID

Në një nismë të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e informacionit dhe për ta luftuar dezinformimin në mjedisin digjital, profesori Alban Zeneli e ka drejtuar një trajnim të veçantë me studentët e Hybrid Lab. Duke qenë se pjesë e këtij projekti janë edhe studentë nga degë të tjera përveç gazetarisë, Zeneli i ka sjellë atyre njohuritë themelore rreth gazetarisë dhe informimit.

Përmes trajnimit, studentët kanë pasur mundësinë të marrin njohuri të thella rreth çështjeve të rëndësishme të gazetarisë dhe për t’i zhvilluar aftësitë e tyre në vlerësimin e informacionit. Me ndihmën e profesorit Zeneli, ata i kanë marrë njohuritë e nevojshme për të sjellë ide origjinale dhe për të kontribuar në luftën kundër çrregullimit informativ në mjedisin digjital.

Me pjesëmarrjen në projektin Hybrid Lab, ky grup studentësh janë në vendin e duhur për ta luftuar dezinformimin në internet. Përgatitja e tyre është realizuar nën udhëheqjen e ekspertëve të fushës së medias dhe teknologjisë, me qëllim për të krijuar ide inovative për të luftuar këtë problem në rritje.

Pas përfundimit të trajnimit, ata do të përballen me sfidën për t’i prezantuar idetë e tyre për krijimin e aplikacioneve ose veglave që do të ndihmojnë në luftën kundër dezinformimit.

E përveç njohurive që studentët pjesëmarrës po i marrin, 5 propozim-idetë më të mira do t’i fitojnë nga 5000 dollarë amerikanë për t’i realizuar ato. Gjatë kësaj sfide, ekspertët e Hybrid Lab do të jenë pranë tyre, duke u ofruar mentorim dhe ndihmë në realizimin e ideve të tyre inovative.

Projekti Hybrid Lab, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka si synim kryesor të ndërgjegjësojë publikun për ndikimin e çrregullimit informativ në shoqëri. Me një qasje të përqendruar në inovacionin dhe në përmirësimin e cilësisë së informacionit në internet, ky projekt shpreson të sjellë ndryshime të mëdha.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere