Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka fakte se personat që shfaqen në lutjet e namazit në Universitetin e Kalifornisë, janë studentë amerikanë të konvertuar në besimin islam

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një video që shfaq disa persona teksa marrin pjesë në faljen e namazit, është publikuar me mbishkrimin që pretendon se paraqet studentë amerikanë në Universtitetin e Kalifornisë, në Los Angeles (UCLA), të konvertuar në besimin islam.

Videoja është publikuar më 3 maj, nga një faqe në Facebook me emrin “Mesazhi.com”.

Por, hibrid.info ka gjetur se në bazë të trajtimit të së njëjtës përmbajtje nga kontrolluesi i fakteve në gjuhën angleze, “Snopes.com” (këtu), në video nuk tregohet asnjë provë që sugjeron se personat e shfaqur, janë konvertuar në besimin islam.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga faqja “Mesazhi.com”:

https://www.facebook.com/100063543232607/videos/951307066543362


Deri në momentin e trajtimit, videoja në fjalë ka marrë mbi 9 mijë pëlqime, mbi 1 mijë komente dhe ka më shumë se 3 mijë e 400 shpërndarje, e është gjetur e publikuar edhe në faqet “Kanal Islam” (këtu) dhe “Udhzimi Islam” (këtu), me të njëjtin pretendim.


Ashtu siç theksohet edhe në artikullin e “Snopes.com”, hibrid.info ka gjetur se pamjet e shfaqura janë marrë nga protesat pro-palestineze të studentëve në Universitetin e Kalifornisë (këtu dhe këtu), protesta këto që po zhvillohen në disa nga Universitetet në SHBA. (këtu)

“Snopes.com” ka gjetur se videon e parë të publikuar (2 maj) në “X” (ish-Twitter) me mbishkrimin që pretendon se qindra studentë amerikanë janë konvertuar në Islam, videoja e njëjtë, e cila është publikuar me pretendimin e njëjtë edhe në gjuhën shqipe (këtu).

Nga pamjet e shfaqura, është vështirë të konfirmohet nëse studentët i takojnë besimit islam apo janë konvertuar në këtë besim, por ajo që vërehet në video, është kryerja e një riti fetar islam nga studentët, gjë e cila thuhet edhe në përshkrimin e video-materialit të parë të kësaj ngjarjeje, të gjetur nga “Snopes.com”, të publikuar më 2 maj, po ashtu në “X” (shih këtu).

Gjë e cila lë të kuptohet edhe nga mbishkrimi i një videos tjetër të publikuar në “Youtube”, të gjetur nga hibrid.info (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi që tregon se videoja që shfaq studentët amerikanë teksa kryejnë faljen e namazit, janë konvertuar në besimin islam, është i pa konfirmuar.

Hibrid.info ka gjetur se pamjet janë marrë nga protesat pro-palestineze të studentëve në Universitetin e Kalifornisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si, “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere