Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka rishikim të pasurisë brenda PDK-së

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “promakale.com” ka publikuar një artikull me titull “Albin Kurti shokon fillon me rishikimin e pasuris brenda PDK-se”.

Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli të jetë i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen së tekstit.

Në përmbajtje të këtij artikulli nuk shkruan askund se kryeministri Albin Kurti e fillon rishikimin e pasurisë brenda PDK-së, por është vetëm një deklaratë e deputetes së këtij subjekti, Ganimete Musliu, e cila tha se Qeveria mund të fillojë prej rishikimit të pasurisë së saj.

Pra, ajo që pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli të “promakale.com” nuk paraqitet në asnjë rast në përmbajtjen e tekstit.

Teksti i artikullit të publikuar në “promakale.com”:

Qeverisë e Kosovës ka miratuar ditë më parë koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugën hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.K liko reklamen dhe shiko videon e ketij shkrimi

Miratimin e këtij koncept dokumenti e ka mirëpritur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka deklaruar se Qeveria mund të fillojë prej rishikimit të pasurisë së saj.K liko reklamen dhe shiko videon e ketij shkrimi

Vegëza e artikullit të publikuar në “promakale.com”:

https://promakale.com/2021/04/19/albin-kurti-shokon-fillon-me-rishikimin-e-pasuris-brenda-pdk-se/

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në disa media online.

https://ekonomiaonline.com/politike/musliu-qeveria-mund-te-filloje-rishikimin-e-pasurise-time/

Analiza:

Portali i dyshimtë “promakale.com” ka përdorur një deklaratë të Musliut rreth koncept dokumentit të Qeverisë së Kosovës, i cili i hap rrugën hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Pra, në përmbajtje të artikullit nuk përmendet ajo që pretendohet në titull, se Kurti do të fillojë rishikimin e pasurisë nga subjekti politik PDK, siç pretendohet rrejshëm në këtë artikull.

Bazuar në hulumtimin dhe verifikimi i fakteve të kontrolluara nga hibrid.info, artikulli merr vlerësimin si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si  “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere