Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Dezinformohet përmes titullit se Milaim Zeka e ka vlerësuar një politikane në Kosovë si spiune të Vuçiq

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një artikull, në titullin e të cilit pretendohet se gazetari Milaim Zeka e ka vlerësuar një politikane si, ‘Spiune e Kosovës te Vuçiç’.

Artikulli është publikuar dje (23 maj) në portalin e televizionit “ntv.al”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zeka, nuk ka e cilësuar asnjë politikan apo politikane, me epitetin që pretendohet.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “ntv.al”:


Artikulli me përmbajtjen e njëjtë është publikuar në portalin “top-channel.tv”, me titull “’Kjo politikane natën rri me Kurtin dhe gjithë ditën…’ Milaim Zeka: Përdor strategjinë e Vuçiçit” (shih këtu).

Deklaratat janë shkëputur nga një intervistë e gazetarit për televizionin “Top News” (shih këtu).


Hibrid.info ka verifikuar përmbajtjen e këtij artikulli dhe ka gjetur se në asnjë rresht, Milaim Zeka nuk i referohet askujt me epitetin “spiun”.

 Kreu i lajmit nis me fjalinë, “Gazetari Milaim Zeka dha emrin e një politikaneje në Kosovë që sipas tij vepron njësoj si Vuçiç”.

Deklaratat e Zekës të nxjerra nga artikulli:

“Me perëndimin jemi katandisur në këtë gjendje saqë Donika Gërvalla, ministre e një vendi që nuk prodhon as domate, as kastraveca, ministre e një vendi që nuk paraqet në mënyrë absolute kurrfarë rëndësie për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjen kohën për t’u tallur dhe për të thënë që po, ne e dorëzojmë draftin, në kohën kur ajo e dinte fare mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draft, Albin Kurti nuk e krijon Asociacionin

Madje e shpikën këtë teorinë e konfrontimit gjasmë mes Gërvallës dhe presidentes Vjosa Osmani. Presidentja ngjason shumë me Vuçiçin në një pikë. Vuçiçi po përdor një strategji mes lindjes dhe perëndimit. Gjithë ditën është me perëndimin, e gjithë natën është me Putinin. Të njëjtën gjë po e bën dhe Vjosa Osmani: Gjithë ditën është me perëndimorët e gjithë natën është me Albinin dhe me Donika Gërvallën”


Në bazë të asaj që tregohet në krye dhe nga deklaratat që është ndërtuar artikulli, kuptohet që Zeka, ka kritikuar punën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ka krahasuar qasjen e presidentes Vjosa Osmani me atë të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, por që në asnjë moment nuk e ka shprehur vlerësimin, të cilin pretendohet për këto figura politike. 


Analiza:

Pretendimi se gazetari Milazim Zeka e ka vlerësuar një politikane si “spiune të Vuçiqit në Kosovë”, nuk është i vërtetë.

Zeka ka dhënë komente për punën e ministres Donika Gërvalla dhe ka krahasuar qasjen e presidentes Vjosa Osmani me atë të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere