[email protected]
Lajm i rremë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar artikullin me titull “Nga data 17 Janar postin e Presidentes do të gëzojë e nderuara Vjosa Osmani”.

Ky shkrim përmban titull të sajuar, ndërsa në përmbajtjen e tij gjendet një pjesë e intervistës së Glauk Konjufcës për Syri TV, i cili tha se Vjosa Osmani shumë shpejt do të ushtrojë detyrën e presidentit, por nuk dha ndonjë datë të caktuar siç pretendohet në titullin e artikullit në “Specialja.com”.

Teksti i publikuar në artikullin e Specialja.com:

Nga data 17 Janar postin e Presidentes do të gëzojë e nderuara Vjosa Osmani

Nuk kam asnjë fakt apo argument që aktakuza është konfirmuar. Unë e di që zoti Thaçi ka premtuar se do të japë dorëheqje kur të konfirmohet aktakuza.

Shtrohet pyetja: A mos e ka thënë që do jap dorëheqjen kur të bëhet publiku apo kur ta dijë vetë?”, tha ai në Syri TV. Vjosa Osmani shumë shpejt do të ushtrojë detyrën e presidentit. Ajo do të marrë vendimet e presidentit për Kosovën. Nëse e pranon Vjosa Osmani kandidimin për presidente, kjo është një situtatë e re në Kosovë. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/28/nga-data-17-janar-postin-e-presidentes-do-ta-gezoje-e-nderuara-vjosa-osmani/?fbclid=IwAR2dQnfD_klTsADYiUiEH0bVZqx-Ln_TherJvwHE34GO_vdKoCfP7-gdxuU

“Vjosa Osmani shumë shpejt do të ushtrojë detyrën e presidentit. Ajo do të marrë vendimet e presidentit për Kosovën. Nëse e pranon Vjosa Osmani kandidimin për presidente, kjo është një situatë e re në Kosovë. Por unë nuk mendoj se Vjosa Osmani do e legjitimojë qeverinë e Hotit për tre vite të tjera. Është mirë që fillimisht postin e presidentit ta ushtrojë Vjosa Osmani” , u shpreh Konjufca për Syri TV.

Pjesë nga intervista e Konjufcës për Syri TV në lidhje me kandidimin e Osmanit për presidente të Kosovës:


Analiza:

Artikulli i publikuar në “Specialja.com” përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others