Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ripublikohet pretendimi i rremë se Kadare e cilëson Kurtin si “vrasës të shpresës në Kosovë”

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh me mbishkrimin që pretendon se shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare ka deklaruar se “Albin Kurti u kthye ne nje “vrasēs” tē shpresēs nē Kosovë”.

Kjo fotografi që paraqet një artikull, është publikuar në datat 10 dhe 11 qershor, në TikTok nga disa llogari.

Por, cila është e vërteta?

Një deklaratë e tillë e pretenduar nuk është gjetur e publikuar në burime të besueshme. Hibrid.info edhe më herët e kishte trajtuar pretendimin e njëjtë (shih këtu).


Vegëza e imazhit të publikuar në TikTok nga llogaria me emrin “mentorialbodollar”:

https://archive.is/WqUWF


Imazhi me pretendimin e njëjtë është publikuar edhe nga dy llogari tjera në TikTok, me emrat “azempajaziti” dhe “albialbiii4” (shih këtu dhe këtu)

Duke kërkuar me fjalët kyçe të deklaratës së pretenduar të Kadaresë për Kurtin, me anë të “Google”, hibrid.info ka gjetur se kjo makinë e kërkimit nuk përmban asnjë dokument që do të përputhej me pretendimin e lartcekur (shih këtu).


Ndërsa në hulumtimet tjera në lidhje me ndonjë opinion publik të shprehur nga shkrimtari për kryeministrin Kurti, hibrid.info ka gjetur një artikull informativ në të cilin tregohen komentet e Kadaresë në librin e tij, “Ra ky mort e u pamë” – Ditar për Kosovën, ku autori kishte shkruar për kundërshtarët e Konferencës së Rambujesë, pa përmendur drejtpërdrejtë emrin e Kurtit, i cili në atë kohë kishte shprehur publikisht kundërshtimin ndaj marrëveshjes që buronte nga kjo konferencë (shih këtu).

Hibrid.info nuk ka gjetur deklaratë publike të Ismail Kadaresë nga burime kredibile, ku ai në mënyrë direkte përmend emrin e kryeministrit të Kosovës (shih këtu).


Analiza:

Deklarata e pretenduar e Ismail Kadaresë, ku kryeministri Albin Kurti cilësohet si vrasës i shpresës në Kosovë, është e pa vërtetë.

Në bazë të deklarimeve publike të gjetura, shkrimtari asnjëherë nuk e ka komentuar në formë të drejtpërdrejtë rolin apo personalitetin e kryeministrit Kurti.

Bazuar edhe në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si, “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere