Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Deklarata e Shemit për Goran Bregoviqin e bërë më 2021 paraqitet si aktuale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një imazh me portretet e këngëtarëve Goran Bregoviq dhe Shemsi Krasniqi – Shemi, me mbishkrimin që pretendon se Shemi është shprehur “Goran Bregoviç ka respekt për kombin shqiptar, ai duhet të thirret nga Kosova dhe të këndojë në qendër të Prishtinës”.

Imazhi është publikuar dje (18 qershor) nga faqja e mediumit “kosova-sot.info” në Facebook dhe i është bashkangjitur edhe vegëza e artikullit të publikuar në ueb-faqe (shih këtu).

Por cila është e vërteta?

Deklarata e solistit të grupit “Ilirët” është e vërtetë, por që e njëjta ishte bërë publike në vitin 2021, gjë e cila nuk bëhet e ditur në postimin e “kosova-sot.info”.


Vegëza e imazhit të publikuar nga faqja “Kosova Sot” në Facebook:

https://archive.is/2jUgt

Ky publikim deri në momentin e trajtimit ka marrë 62 komente.


Hibrid.info ka konfirmuar në bazë të disa video-materialeve të shkëputur nga “Debat Plus” i “RTV Dukagjini”, se deklaratat e pretenduara janë të sakta (shih këtu dhe këtu).

Por, hibrid.info ka gjetur se këto deklarime publike të Shemit, datojnë nga gushti i viti 2021, kur ky i fundit ishte ftuar në këtë emision, për të diskutuar mbi këngëtarin nga Bosnja dhe Hercegovina, Goran Bregoviq, i cili në atë vit pritej të performonte në Korçë.

Fjalët e Shemit për Bregoviqin, janë konfirmuar edhe nga disa artikuj të publikuar në vitin 2021, nga disa media në gjuhën shqipe (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Deklarata e këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi për këngëtarin nga Bosnja e Hercegovina, Goran Bregoviq është e vërtetë.

Por, në publikimin e këtij pretendimi nuk sqarohet se deklarata kishte ardhur në vitin 2021, që do të thotë se raportimi është bërë mbi një deklarim jo aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere