Të fundit | Titulli mund të të mashtrojë edhe kur artikulli është i vërtetë Të fundit | Steinbaum nuk e ka bërë këtë deklaratë për Thaçin dhe UÇK-në Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendimet e rreme, imazhet e gjeneruara me IA dhe vide… Të fundit | Videoja e vjetër autobusëve nga Kosova drejt marshit në Prishtinë për ish-k… Të fundit | Keqinformatat për protestat në Tiranë: Kurti, Rama dhe Serbia në qendër të… Të fundit | Ripublikohet videoja e vjetër me pretendimin e rremë se protestuesit në Tir… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti i ka dhënë ultimatum për dorëheqje Ramës Të fundit | Titulli nuk sqaron se Prishtina ishte e para në renditjen e IQAir vetëm sip… Të fundit | Audio e gjeneruar me IA paraqitet rrejshëm si dëshmi e një serbi kundër Tha… Të fundit | Pretendimi se Edi Rama kërcënoi me ushtri në Kosovë është i rremë, imazhi ë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Irani paralajmëroi sulm ndaj kampit “Bondsteel” në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes disa postimeve në Facebook, pretendohet se Irani ka publikuar një hartë ku paraqiten bazat amerikane që do të goditen, dhe se në mesin e objektivave të mundshme përfshihet edhe baza ushtarake amerikane “Bondsteel” në Ferizaj, Kosovë.

Ky pretendim u publikua fillimisht nga faqja “Kosova Report”, e më pas u shpërnda edhe nga faqe tjera në Facebook.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve u vërtetua se kjo përmbajtje është e vjetër (2023) dhe se e njëjta nuk u publikua nga Irani.


Faktet

Hibrid.info ka kërkuar lidhur me këtë përmbajtje duke përdorur programin e automatizuar “InVID”. Rezultatet tregojnë se kjo përmbajtje u publikua në vitin 2023 nga platforma digjitale amerikane e inteligjencës gjeopolitike e krijuar nga “Stratfor”. (shih këtu)


Në artikullin e publikuar nga kjo platformë jepen sqarime për brezin e katërt të raketës Khorramshahr të Iranit. Kjo raketë balistike ka rreze të gjatë veprimi deri në 2 mijë kilometra.

Pra, në këtë artikull, në të cilën paraqitet harta, jepen sqarime lidhur me raketën iraniane Khorramshahr, e cila thuhet se mund të godasë Izraelin dhe baza të shumta ushtarake amerikane në të gjithë rajonin.

Harta ishte pjesë e një analize mbi raketën iraniane Khorramshahr dhe nuk përbën njoftim zyrtar për paralajmërim për sulme.


Faqet e lartcekura në Facebook kanë marrë këtë material të vjetër, përmes së cilit kanë pretenduar rrejshëm se harta u publikua nga Irani që tregon se cilat baza amerikane do të goditen.


Çka po ndodh së fundmi mes Iranit dhe SHBA-së?

Izraeli dhe SHBA kanë kryer sulme ajrore ndaj Iranit të shtunën (28 shkurt 2026). Irani ndërkaq ka nisur t’i sulmojë Izraelin dhe bazat ushtarake amerikane në rajon. Sulme ka pasur çdo ditë nga të dyja palët (shih këtu).


Analiza

Në disa postime në Facebook u pretendua se Iran ka publikuar një hartë me bazat amerikane që do të goditen, përfshirë edhe kampin Bondsteel në Ferizaj.

Verifikimi i fakteve tregoi se materiali është i vitit 2023 dhe buron nga një platformë amerikane e inteligjencës gjeopolitike, jo nga Irani. Harta ishte pjesë e një analize mbi raketën iraniane Khorramshahr dhe nuk përbën njoftim zyrtar për sulme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere