Të fundit | Paraqitet njëanshëm dhe si fakt i kryer pretendimi se Ilir Kërçeli i shkroi… Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale
[ ARTIKULLI ]

Ministria e Financave nuk ofron kredi pa interes për personat mbi 35 vjeç

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një vegëz në formë imazhi, me anë së cilës pretendohet se Ministria e Financave do të japë kredi pa interes për personat mbi 35 vjeç nga data 19 qershor.

Kjo përmbajtje është publikuar si e sponsorizuar, më 19 qershor në Facebook, nga një faqe me emrin “Unconditional Loan”.

Sa është e vërtetë kjo?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ekziston asnjë mundësi për kredi pa interes nga Ministria e Financave.


Vegëza e publikuar në formë imazhi nga faqja “Unconditional Loan”:

https://archive.is/fZi3d


Ueb-faqja e shfaqur pas klikimit nuk jep asnjë mundësi aplikimi për atë që pretendohet më lartë. Në informatatat e paraqitura, mungon emrin i institucionit, organizatës apo biznesit që përfaqëson ueb-faqja dhe nuk dëshmohet se ka të bëje me Ministrinë e Financave (shih këtu).


Hibrid.info ka kontrolluar me anë të ueb-faqes “ScamAdviser.com“, mbi kredibilitetin e ueb-faqes në fjalë dhe ka gjetur se faqja në fjalë vlerësohet si e dyshimtë (shih këtu).


Ndërsa edhe në kohështrirjen në Facebook të faqes e cila e ka publikuar këtë përmbajtje është vërejtur aktivitet i rrallë dhe mungojnë të dhëna rreth veprimtarisë (shih këtu dhe këtu). Nga ajo që tregohet, kuptohet se vendi nga i cili menaxhohet faqja në fjalë, është nga Hong Kongu.


Përveç kësaj, hibrid.info ka hulumtuar edhe në ueb-faqen dhe në faqen e Ministrisë së Financave në Facebook, në të cilat nuk është publikuar asnjë njoftim, për mundësinë të cilën pretendohet më lartë (shih këtu dhe këtu).

Hibrid.info ka gjetur edhe si është e rregulluar në bazë të ligjit, dhënia e kredive në Kosovë. Në nenin 44 të Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucioneve Financiare Jobankare, tregohet për aktivitete e lejuara të këtyre institucioneve, që licensohen nga Banka Qendrore e Kosovës, në mesin e të cilave përfshihet edhe ky aktivitet financiar (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se Ministria e Financave nga 19 qershori do të ofrojë kredi pa interes për personat e moshës mbi 35 vjeç, është i pavërtetë.

Faqja e cila ka publikuar përmbajtjen me këtë pretendim është e dyshimtë, ndërsa Ministria e Financave nuk është institucion që kryen këtë shërbim.

Bazuar në metodologjinë në fjalë, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen në fjalë si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere