Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për arrestimin e një lideri politik, i pa vërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull me titull “Pas Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, ky lider politik niset për në Hagë”.

Ky artikull përmban titull të rremë, pasi në tekst nuk shkruan për asnjë emër tjetër që është arrestuar nga Policia e Eulex-it me urdhër të Gjykatës Speciale.

Pas verifikimit nga hibrid.info, deri tani (26 shtator) nuk ka asnjë zyrtar tjetër apo lider politik në Kosovë që është arrestuar nga Gjykata Speciale pas Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Teksti origjinal në GazetaProgresi.com:

Pas Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, ky lider politik niset për në Hagë.(VIDEO)

Dje në zyrat e OVL-UÇK, dy liderët e këtij institucioni, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u kapën dhe do të dërgohën në Hagë. Mirëpo këta nuk janë të vetmit.

Pak momente më parë, në shesh të qytetit të Prishtinës nga autoritet ndërkombëtare është kapur kryetari i… – p3r ta pa.r3 vid.3on e plo.t3 shty.pn1 hap.s1r3n po.sht3

Vegëza e artikullit të botuar në GazetaProgresi.com:

https://gazetaprogresi.com/pas-nasim-haradinajt-dhe-hysni-gucatit-ky-lider-politik-niset-per-ne-hage-video/

Analizë:

Titulli i këtij artikulli është i rremë, teksti i sajuar, pasi në shkrim nuk përmendet emër i ndonjë lideri politik të Kosovës që është dërguar në Hagë. Ky artikull kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”..


Arsyetimi:

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere