Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Deklaratën për heqjen e vizave Grenell e dha në fillim të korrikut (lajm i vjetër)

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar dje (6 tetor) një artikull me titull “Richard Grenell:Vizat të hiqen ditën e dielë nëse arrihet kjo marrëveshje?”.

Lajmi i publikuar nga ky portal, nuk i përshtatet kontekstit kohorë, meqenëse deklarata e ambasadorit Richard Grenell për liberalizim të vizave të Kosovës me BE-në, është bërë me 8 korrik, në rrethana tjera politike.

Teksti origjinal i publikuar në Specialja.com:

Richard Grenell:Vizat të hiqen ditën e dielën nëse arrihet kjo marrëveshje?

Richard Grenell: Vizat mund të hiqen ditën e dielë. Ishin 42 deputetë europianë, që javë më parë me anë të një letre, kërkuan heqjen e vizave për kosovarët.

Ndërkohë, për emisarin e SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, diçka e tillë pritet të ndodh nga Samiti online i Parisit, që mbahet këtë fundjavë. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/06/richard-grenell-vizat-te-hiqen-diten-e-dielen-nese-arrihet-kjo-marreveshje/?fbclid=IwAR1K-Zr8te37hg_ylFDqUoenamKzGlRAtT9FhdGI_Wt0G1fqh6O7mJrKjRs


Ky lajm është i vjetër dhe i takon datës 8 korrik të këtij viti. I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Grenell, këtë deklaratë e dha për Klan Kosova pak para samitit të Parisit (korrik 2020).


Analiza:

Artikulli i publikuar në Specialja.com është i vjetër.  Portale tjera të ngjashme që pretendojnë të paraqiten si media online, jo rrallë herë marrin artikuj të vjetër dhe i publikojnë ata përsëri në mënyrë që të tërheqin lexues. Ky artikull kategorizohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere