Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt… Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pasaktë se Serbia është diskualifikuar nga gara në “Eurovision”

FATBARDH DEMA

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (11 maj) një artikull me pretendimin se Serbia është diskualifikuar nga gara në festivalin evropian të këngës “Eurovision”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim i bërë nga këto portale, nuk qëndron.

Në ueb-faqen zyrtare të Eurovision-it, bëhet e qartë se Serbia ka kaluar në finale.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet “botasot.info”, “02press.com” dhe “kosovarja-ks.com”:

https://www.botasot.info/mediale-vip-showbiz/1990319/serbia-diskualifikohet-nga-gara-per-eurovision/?fbclid=IwAR2mQuNJ_CulZ4K_W6miyZ1I9q1MV5oj9u0kHSUzq-MNzwy9ooLR7g9AWNE

https://www.kosovarja-ks.com/serbia-diskualifikohet-nga-gara-per-eurovision-2023/


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur listën e finalistëve të publikuar në ueb-faqen zyrtare të “Eurovision”, në të cilën gjendet edhe kënga “Samo mi se spava” e kënduar nga Luke Black, që përfaqëson Serbinë. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se portalet e lartcekura kanë pretenduar pasaktë se Serbia është diskualifikuar nga festivali evropian i këngës “Eurovision”.

Në ueb-faqen zyrtare të Eurovision-it, në listën e finalistëve, gjendet edhe Serbia. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere