[email protected]
Publikohet artikull me titull të sajuar dhe lajm të vjetër
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar artikullin me titull “Pas numrit të madh të rritjes vendoset të shpallet prapë gjendje e Jashtëzakonshme në Kosovë”.

Titulli i këtij artikulli është i sajuar, ndërsa teksti është i vjetër, i cili ishte publikuar nga IndeksOnline.net më 11 korrik të këtij viti.

Teksti origjinal i publikuar në Specialja.com:

Pas numrit të madh të rritjes vendoset të shpallet prap gjendje e Jashtëzakonshme në Kosovë

IndeksOnline mëson nga burimet e saj se në Kosovë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme bartja e maskave do të mbetet obligative në çdo hapësirë.

Sipas burimeve veprimtaria e kishave, xhamitë, fitneset, ceremonitë e varrimit, pishinat dhe dasmat do të ndalohet tërësisht.Po ashtu, mësohet se nuk do të ketë mbyllje të gastronomisë por kontroll i rreptë dhe dënim për mbajtjen e distancës dhe maskave. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëzat e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/09/pas-numrit-te-madh-te-rritjes-vendoset-te-shpallet-prap-gjendje-e-jashtezakonshme-ne-kosove/?fbclid=IwAR0HIr6iPFoqwg_Jt7T1PO_vB4MiArg1aiSQPgOLePsWjXhYbBBLlbN_YJA


Ky lajm është i vjetër, të cilin së pari e kishte publikuar IndeksOnline më 11 korrik, duke raportuar për gjendjen e jashtëzakonshme të asaj periudhe në Kosovë për shkak të numrit të rritjes të të infektuarve me virusin Korona.


Vjegëza e artikullit të publikuar në IndeksOnline.net:

https://indeksonline.net/shpallja-e-gjendjes-se-jashtezakonshme-ne-kosove-nuk-do-te-kete-bllokim-te-plote21/


Analiza:

Artikulli i portalit të dyshimtë Specialja.com, përmban titull të sajuar, ndërsa përmbajtja e tij është e vjetër. Lajme të tilla hasim shumë shpesh, të cilat kanë qëllim të dezinformojnë lexuesit, si dhe t’i tërheqin ata që të klikojnë në këto lajme. Ky artikull kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others