Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Ripublikohet mashtrim për rimbursim të faturave të energjisë elektrike

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një përmbajtje me mbishkrimin, që pretendon se nga shtatori të gjithë do të kenë mundësi të marrin 95% të rimbursimit të subvencionit të faturës së energjise elektrike.

Ky pretendim është publikuar përmes një vegëze në formë imazhi, (13 shtator) si e sponsorizuar nga një faqe me emrin “ËZY’s store”, në Facebook.

E vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se e vetmja mundësi për rimbursim faturash të energjisë elektrike, e ofruar nga institucionet e Kosovës, është ajo e aplikimit për familjet e cënueshme, të cilat kanë filluar të subvencionohen që nga janari i këtij viti.


imazhin e publikuar përveç mbishkrimit, shihen edhe fatura të energjisë elektrike, të formatit të cilat shërndahen në Kosovë.


Hibrid.info ka gjetur se pas klikimit të vegëzës së përfshirë në imazhin e publikuar, ueb-faqja e shfaqur nuk jep asnjë mundësi aplikimi për atë që pretendohet në njoftim. Në informatat e paraqitura, mungon emrin i institucionit, organizatës apo biznesit që përfaqëson ueb-faqja si dhe nuk dëshmohet asnjë lidhje e saj me institucionet e Kosovës (shih këtu).

Hibrid.info, po ashtu ka gjetur se jokredibiliteti i domeinit të kësaj ueb-faqe dëshmohet edhe nga platformat që vlerësojnë besueshmërinë e faqeve, “ScamAdviser.com” dhe “ScamDoc.com”, ku tregohet se ueb-faqja e kontrolluar ka besueshmëri të ulët (shih këtu dhe këtu).

Ndërsa pas kontrollit të faqes në Facebook, e cila ka publikuar njoftimin e pretenduar është vërejtur numër i vogël i postim në kohështrirjen e saj (këtu). Të dhënat për faqen tregojnë një numër telefoni, adresën elektronike dhe vendndodhjen, New York – ShBA (shih këtu).

Por, të dhënat në transparencën e faqes, tregojnë se vendndodhja e personave që menaxhojnë faqen, shfaq tre shtete të ndryshme, si Honk Kongu, Indonezia dhe Vietnami.

Si përfundim, hibrid.info ka gjetur se mundësia për rimbursim faturash të energjisë elektrike, ishte ofruar për familjet e cënueshme nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), të cilat kanë filluar të subvencionohen që nga janari i këtij viti (shih këtu).

Hibrid.info, në dy raste tjera e ka trajtuar pretendimin e njëjte (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se ofrohet mundësi aplikimi për rimbursimin e faturave të energjisë elektrike, është i pa qëndrueshem.

Nuk ka shumë të dhëna për autorin e publikimit të njoftimit, gjë e cila e bën atë dyshimtë, ndërsa mundësia për rimbursim faturash është ofruar nga Ministria e Financave, vlen vetëm për familjet e cënueshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere