Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

S’ka fakte se shqiptarë nga jugu po dërgohen para bizneseve shqiptare në veri

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material që shfaq pamje nga Mitrovica e Veriut, ku shihen disa qytetarë pranë disa bizneseve me pronarë shqiptarë, të hapura së fundmi në atë pjesë.

Në mbishkrimin e kësaj videoje të publikuar në rrjetin social “Telegram” nga një llogari me emrin “БУНКЕР” (me shkronja latine “Bunker”), pretendohet se qytetarët që shfaqen në pamje, janë shqiptarë nga Mitrovica e Jugut.

Tutje, mbishkrimi vijon me pretendimin se, me anë të këtyre pamjeve po tentohet të përhapen narracione se qytetarët serbë të veriut po i frekuentojnë këto biznese. 

Cila është e vërteta?

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë pretendim se në bizneset me pronarë shqiptarë në veri të Kosovës janë prezentë edhe qytetarët e komunitetit serb. Ndërsa, nga pamja e publikuar, është e vështirë të kuptohet se cilit komunitet i takojnë ata.

Përveç në “Telegram”, videoja e njëjtë është hasur e publikuar edhe në rrjetin social “X” (ish Twitter), nga një llogari me emrin “KosovoJeSrbija0”.

Pretendimi i përkthyer në gjuhën shqipe:

“Në pjesën veriore të KM po hapet një pastiçeri e re shqiptare dhe me atë rast në hapje sollën shqiptarë nga pjesa jugore për të bërë të duket se populli serb është i interesuar”.

Duke parë që kohëzgjatja e videos është 1 sekondë dhe pamjeve të shfaqura iu mungon audioja, hibrid.info vlerëson se është e vështirë të konstatohet se cilës përkatësi etnike i përkasin qytetarët e shfaqur në video. 


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, për pretendimet se serbët në veri po shprehin interesim për bizneset me pronarë shqiptarë, në veri, por nuk ka hasur në të tilla (shih këtu).

Artikujt e hasur në kërkim janë raportimet nga mediat në gjuhën shqipe, të cilat kanë informuar mbi thirrjet ndaj serbëve në atë pjesë të vendit, (ngjashëm si në materialin e trajtuar) që të bojkotojnë këto biznese (shih këtu dhe këtu).

Hibrid.info gjithashtu nuk ka gjetur asnjë publikim të pamjeve të video-materialit në fjalë, të cilat mund të jenë shpërndarë me qëllim që të paraqesin se serbët po vizitojnë bizneset e hapura kohëve të fundi në veri.


Analiza:

Pretendimi se shqiptarët nga Mitrovica e Jugut janë dërguar në Mitrovicën e Veriut për të pretenduar se serbët e veriut po i frekuentojnë bizneset me pronarë shqiptarë në atë pjesë, është i pa konfirmuar.

Hibrid.info ka gjetur se videos, me anë të së cilës është ndarë pretendimi, i mungon audioja dhe ka kohëzgjatje të shkurtër të pamjeve të shfaqura, gjë e cila e bën të pamundur të kuptohet se cilës kombësi i takojnë, qytetarët që shfaqen aty.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Teori konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere