Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Sondazh i rremë për zgjedhjet parlamentare

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“Bie besimi ndaj Vetevendosjes”, mban titullin një përmabajtje e publikuar dje (4 tetor) në TikTok.

Kjo përmbajtje u publikua nga llogaria me emrin “gazetaditore”.

Në këtë postim shfaqet edhe një sondazh në të cilën paraqiten akronimet e disa subjekteve politike në Kosovë, si dhe logoja e kompanisë UBO Consulting, me pretendimini se sondazhi u krye nga kjo kompani.

Në përmbajtje shfaqen disa përqindje. Lëvizja Vetëvendosje 25%, Lidhja Demokratike e Kosovës 21%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 17% dhe Partia Demokratike e Kosovës 15%.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky sondazh është i rremë. Gjithashtu, një sondazh i tillë nuk është gjetur i publikuar as në ueb-faqen zyrtare të UBO Consulting.


Hibrid.info ka hulumtuar në ueb-faqen zyrtare të UBO Consulting, si dhe në faqen e kësaj kompanie në Facebook, e që rezultatet nuk shfaqin një sondazh të tillë. (shih këtu dhe këtu)

Sondazh i fundit i realizuar nga UBO Consulting, është ai i muajit prill prill, kur “reporteri.net” publikoi disa të dhëna për të cilat raportoi se janë marrë nga një sondazh i kryer nga kjo kompani. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria me emrin “gazetaditore” në TikTok ka publikuar sondazh të rremë për zgjedhjet parlamentare 2025 me pretendimin se ai është realizuar nga kompania UBO Consulting.

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se një sondazh i tillë nuk gjendet i publikuar në ueb-faqen zyrtare as në faqen në Facebook të kompanisë UBO Consulting.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere