Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka kompani amerikane të quajtur “Cygal” që ka kryer sondazh për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

U publikua një sondazh në formë postimi për disa nga subjektet politike në Kosovë, me pretendimin se i njëjti u krye nga kompania amerikane Cygal.

Postimi u publikua dje (13 tetor) në TikTok nga llogaria “politik.shqip”.

Në këtë sondazh, Lëvizja Vetëvendosje paraqitet me 37%, Partia Demokratike e Kosovës (34%), Lidhja Demokratike e Kosovës (24%) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – NISMA (4%).

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer online nga hibrid.info, ky sondazh nuk është gjetur i publikuar nga asnjë burim kredibil. Po ashtu, nuk ka asnjë kompani amerikane me emrin “Cygal” që merret me sondazhe.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës online të kërkimit “Google”, në lidhje me këtë “sondazh”, siç pretendohet të jetë kryer nga kompania amerikane “Cygal”.

Pas kërkimit, rezultatet nuk shfaqin asnjë kompani me emrin “Cygal”, e që e njëjta të ketë kryer sondazh për zgjedhjet në Kosovë. (shih këtu)

Gjithashtu, hibrid.info ka kërkuar edhe me fjalët kyçe (VV 37%, PDK 34%, LDK 24%, AAK – NISMA 4%), e që rezultatet nuk shfaqin asnjë sondazh me këto të dhëna. (shih këtu)

Trajtimi i kësaj përmbajtje u bë me arsyen se e njëjta deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë mbi 20 mijë shikime dhe 183 komente.


Analiza:

U publikua një fotografi me të dhëna në përqindje për disa subjekte politike për zgjedhjet në Kosovë me pretendimin se ky sondazh u krye nga një kompani amerikane e quajtur “Cygal”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, një sondazh i tillë nuk është gjetur i publikuar nga asnjë burim kredibil. Po ashtu, nuk ekziston asnjë kompani amerikane e quajtur “Cygal”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere