Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Oferta për kredi e një banke, publikohet në mënyrë të paautorizuar

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje që pretendon se ofrohet kredinë e shpejtë me aprovim vetëm brenda 10 minutave deri në 15,000€.

Ky pretendim është publikuar me anë të një imazhi, më 11 tetor në Facebook nga një faqe me emrin “Kredi personale”.

Çka gjeti hibrid.info?

Gjetjet tregojnë se kjo faqe ka perdorur imazhin e një banke të licensuar në Kosovë, duke e paraqitur si mundësi të ofruar nga kjo faqe.


Hibrid.info ka gjetur se i njëjti pretendim nga kjo faqe është publikuar në disa grupe publike në Facebook (shih këtu).

Hibrid.info me anë të kërkimit manual, ka gjetur se kjo mundësi në fakt, ofrohet nga banka “NLB Banka” në Kosovë (shih këtu).

Faktet tregojnë se në imazhin e publikuar në faqen e “Kredi Personale”, është fshehur logoja e “NLB Banka” dhe nuk ëshhtë treguar se oferta mundësohet nga ky institucioni financiar.


Për faqen në fjalë në të dhënat e shfaqura në Facebook, nuk tregohet është institucion financiar ndërsa adresa tregon vendndodhjen në Francë (shih këtu).

Po ashtu, për të vërtetuar më shumë se cilat institucione bankare ofrojnë kredi në Kosovë, hibrid.info ka gjetur listën e këtyre institucioneve të lucencuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në të cilën nuk figuron emrii faqen në fjalë, e cila pretendon se ofron këtë kredi (shih këtu).

Nuk është hera e parë që hibrid.info ka trajtuar përmbajtje të publikuara nga kjo faqe (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se ofrohet mundësi për kredi të shpejtë me aprovim vetëm brenda 10 minutave deri në 15,000€, është i saktë.

Por, ky pretendim është publikuar në mënyrë të paautorizuar nga një faqe në Facebook, e cila e ka paraqitur si të veten, duka ia fshehur logon e “NLB BANKA”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere