Të fundit | Përdorimi i imazheve me IA për të paraqitur ngjarje reale dhe dilemat etike… Të fundit | Me anë të një balline gazete të gjeneruar nga IA, pretendohet rrejshëm se A… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se më shumë se 3 mijë persona vdiqën në aksidente për 4 vjet

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

“​Mbi 3 mijë të vdekur nga aksidentet në trafik për 4 vjet” është titulli që tri portale në gjuhën shqipe e kanë publikuar të enjten (14 nëntor).

Publikimi me këtë titull është hasur në portalet “botasot.info”, “rtv21.tv” dhe “lajmi.net”.

Çka nuk shkon me titullin?

Pas verifikimit të fakteve del se titulli është gabim, bazuar në përmbajtjen e artikujve. Të tri portalet kanë marrë për bazë deklaratën e njëjtë. Sipas artikujve, drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka bërë të ditur se në periudhën nga viti 1999 ose 2000 e deri më tash, kanë humbur jetën 3 mijë e 18 persona në trafik.

Pjesë e citatit të përdorur nga këto mediume për Rexhepin nga tryeza e organizuar nga akademia “Tempulli” në shënim të Ditës Botërore të Përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor:

“Deri tani nga viti 1999 ose 2000 në Kosovë kanë humbur jetën 3 mijë e 18 persona në trafik – shifër shumë e lartë. Për periudhën kohore janar-tetor 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, mund të themi se të gjitha llojet e aksidenteve kanë shënuar rënie. Numri i personave të vdekur shënon rënie për pesë persona më pak sesa periudha e njëjtë”.

Pra Rexhepi ka folur për periudhë 24-vjeçare dhe jo katërvjeçare.


Duke u bazuar në platformën “fax.al”, që i ka renditur portalet me titullin e njëjtë, del se fillimisht artikulli u publikua nga “kosovapress.com” me titull të gabuar njësoj si te portalet tjera. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka gjetur se artikulli i “kosovapress.com” tani ka titull korrekt.


Megjithatë, duke verifikuar faktet në median sociale Facebook, hibrid.info ka hasur në postimin që është edituar nga faqja “KosovaPress”. Fillimisht kjo faqe ka raportuar gabimisht për periudhën kohore të dhënë nga Rexhepi, ndërsa më pas e ka përmirësuar postimin.

Ndërsa në një postim tjetër në faqen “KosovaPress” në Facebook gjendet një video po ashtu me titull të gabuar.


Analiza:

Deklarata e drejtorit të Divizionit të Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, se për 24 vjet më shumë se 3 mijë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, është publikuar me tituj të gabuar për periudhën kohore. Disa portale kanë raportuar se 3 mijë persona kanë vdekur në aksidente trafiku për 4 vjet.

Artikulli u gjet i publikuar nga portalet “botasot.info”, “rtv21.tv” dhe “lajmi.net”, ndërsa hibrid.info ka gjetur se artikulli me përmbajtje të ngjashme fillimisht u postua në “kosovapress.com”, që e ka përmirësuar titullin në ueb-faqe dhe në rrjete sociale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson së ky titull është “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere