Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titull çorientues, Vuçiq nuk ka thënë se do ta shpallin Kosovën krahinë autonome të Serbisë

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Mediumi në gjuhën shqipe, “Euronews.al” ka publikuar një artikull dje (13 shtator) me titull: “Takim me 60 liderë botërorë”-Vuçiç: Do shpallim Kosovën krahinë autonome të Serbisë”.

Në bazë të titullit të artikullit pretendohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ketë thënë se “do ta shpallin Kosovën krahinë autonome të Serbisë”.

Pas verifikimit të fakteve është gjetur se Vuçiq nuk e ka thënë një gjë të tillë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Euronews.al”: 

Çka tha në të vërtetë Vuçiq?

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të premten iu drejtua publikut lidhur me çështjen e Kosovës. Gjatë një konference për gazetarë, Vuçiqi ka prezantuar masat dhe ka paraqitur shtatë kërkesa lidhur me “çështjen e serbëve të Kosovës”, të cilat i ka përshkruar si parakushte të domosdoshme për përparim të rëndësishëm në dialog.

Ndër të tjera, Vuçiq deklaroi se Kuvendi i Serbisë do të miratojë një ligj brenda 45 ditëve për të “shpallur krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë si një zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, duke garantuar kështu të drejtën për mbështetje financiare për të papunët”. (këtu)

Pra, ai ka paralajmëruar se brenda 45 ditësh, Parlamenti i Serbisë do të miratojë një ligj për ta shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, duke garantuar kështu të drejtën për mbështetje financiare për të papunët”.

Pra, nuk bëhet fjalë për shpalljen e Kosovës krahinë autonome të Serbisë.

Siç dihet, Kosova, në kushtetutën e Serbisë veçse njihet si “krahinë autonome e Serbisë”. (këtu)


Analiza:

U pretendua se Vuçiq ka thënë se do ta shpallin Kosovën krahinë autonome të Serbisë.

Siç dihet, Kosova, në kushtetutën e Serbisë veçse njihet si “krahinë autonome e Serbisë”.

E që, në fakt, Vuçiq deklaroi se brenda 45 ditësh, Kuvendi i Serbisë do të miratojë një ligj që shpall “krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë si një zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere