Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se ministri turk ka paralajmëruar njohjen e Kosovës nga Siria

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një publikimi në Facebook është pretenduar se ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se sapo të formohet qeveria e re në Siri, menjëherë ky shtet do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Pretendimi u publikua nga llogaria “Lajme Nga Bota”, ndërsa e njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në TikTok nga llogaria “xXx_person777”.

“Lajmi Fundit: Qeveria Turke deklaroi se pas formimit të qeverisë në Siri, menjëherë Siria do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, deklaroi për Anadolu Tv, ministri i jashtëm Hakan Fidan”, shkruan në postime.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del se Fidani nuk ka dhënë deklaratë të tillë.

Duke përdorur titullin e pretenduar në motorin online të kërkimit “google”, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë asnjë artikull me deklaratë të ngjashme. Rezultate të tilla s’ka pasur as kur është kërkuar me fjalët kyçe “Hakan Fidan, Siria, Kosova”.

Hera e fundit që Fidan ka folur për Kosovën, ishte muaji shtator të këtij viti, atëkohë kur ministri turk ishte për vizitë në Kosovë, ku u takua me ministren e zëvendëskryeministren e Kosovës dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz. Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë nuk ishte përmendur kjo çështje. (këtu)


Çka ka ndodhur në Siri?

Pas një kryengritjeje të shpejtë nga forca rebele në Siri, presidenti Bashar al-Assad është larguar nga shteti duke i dhënë fund drejtimit prej më shumë se 50 vjetësh të shtetit nga familja e tij (detajet: BBC)


Për dallim prej Sirisë, Kosovën e kanë njohur si shtet 117 shtete (Lista e plotë).


Analiza:

Pretendimi se ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka thënë se Siria do ta njohë Kosovën menjëherë pas formimit të Qeverisë, është i rremë.

Një deklaratë e tillë e pretenduar të jetë thënë nga Fidani nuk është gjetur në asnjë medium kredibil.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere