[email protected]
Pretendimet për sulm ndaj serbëve dhe zbatim të dhunshëm të masave të reciprocitetit, të pabazuara
shape
shape
shape

Pas zhvillimeve të fundit në veri mediumet serbe po vazhdojnë publikimin e artikujve me pretendimet të pabazuara se po përgatitet një sulm ndaj serbëve në veri nga shteti i Kosovës. Mediumi serb “Novosti.rs” dje (16 gusht) ka publikuar artikuj nëpërmjet të cilëve pretendon se Policia e Kosovës po i zhvillon përgatitje e duhura për zbatimin e dhunshëm të masave të reciprocitetit që hyjnë në fuqi më 1 shtator.

Njëri nga këta artikuj që ka trajtuar hibrid.info është ai me titull “SHQIPTARËT PËRGATITET PËR SULM NDAJ SERBËVE: Të gjitha forcat speciale ndërpresin pushimet, njësitë me kapacitet të plotë”. 

Në titullin e këtij artikulli pretendohet për një sulm të organizuar ndaj serbëve të Kosovës nga ana e, siç thuhet, shqiptarëve, duke aluduar në institucionet kosovare të sigurisë.

Mirëpo, këtë pretendim për përgatitje sulmi, ky medium nuk e argumenton në asnjë rast.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Novosti.rs”:

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1145542/najnovije-vesti-kosovo-metohija-kosovska-policija-napad-sever-albanci-aljbin-kurti?fbclid=IwAR2DcWqL8Zw6ldR5H9MLcYEmX5OcDRoguD5N8aKQrgkSbR6WfigOFFxIVOM


Pjesë të artikullit të publikuar në “Novosti.rs” të përkthyer:

Siç zbuloi “Novosti”, drejtori i operacionit të të ashtuquajturit i Policisë së Kosovës urdhëroi që nga nesër të gjitha forcat speciale t’i ndërpresin pushimet dhe që nga nesër njësitë speciale të jenë në kapacitet të plotë dhe operacionale për veprim.

Shqiptarët po përgatisin çdo ditë terrenin për zbatimin e dhunshëm të masave të paligjshme që kanë paralajmëruar se do të hyjnë në fuqi më 1 shtator, kur fillon vendimi për pezullimin e dokumenteve dhe targave serbe.


Siç mund të shihet nga përmbajtja e artikullit, autori nuk ka paraqitur asnjë fakt që dëshmon për ekzistimin e ndonjë plani për sulm ndaj serbëve.

Pretendimet e hedhura në artikullin e publikuara nga “Novosti.rs” gjithmonë i referohen zbulimeve nga mediumi pa cekur ndonjë burim për informacionet e shpërndara.

Autori përmend disa informacione për zhvillime në veri të Kosovës, duke u thirrur në burime të mediumit, gjoja se drejtori i operacioneve e Policisë së Kosovës, u ka bërë thirrje policëve t’i ndërpresin pushimet dhe të jenë të gatshme në kapacitete të plota në veprim.

Po ashtu artikulli ndërlidhet me një publikim tjetër mediatik të 15 gusht-it ku pretendohet se Policia e Kosovës ka ngritur poste vrojtuese dhe se do të instalojnë pika snajperistësh për t’i sulmuar serbëve, e që është klasifikuar si “teori konspirative” nga hibrid.info. (shih këtu)


Përveç që nuk jepen detaje rreth kredibilitetit të burimit, nëse është brenda organeve të sigurisë në Kosovë, autori nuk arrin që përmes këtyre “fakteve” të argumentojë sulmin ndaj serbëve. Bazimi i këtij pretendimi është bërë edhe nga njoftimet e Qeverisë së Kosovës për shtim të buxhetit në financimin e njësive policore në veri të Kosovës (shih këtu).

Megjithatë, vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbështetje të njësive policore kufitare në atë zonë nuk mund të ndërlidhet me ndonjë përgatitje të Policisë së Kosovës për ndonjë sulm të mundshëm ndaj serbëve atje. 


Analiza:

Artikujt e publikuar dje në mediumin serb “Novosti.rs” pretendojnë se po bëhet një përgatitje për një zbatim të dhunshëm të masave të reciprocitetit me 1 shator duke i interpretuar si një sulm të armatosur ndaj serbëve. Po ashtu, mediumi pretendon se Policia e Kosovës është duke zhvilluar ushtrime me armë të rënda në atë zonë.

Pretendimet e mediumit serb vlerësohen si interpretime të sajuara për faktin se ndërtohet një aludim i pabazuar, pra ai për sulm ndaj serbëve. Gjithashtu artikulli bazohet në, siç e quajnë ata, zbulim të mediumi apo burimet  e tyre në formë të përgjithësuar, pa u bërë i ditur nëse burimi është lokal apo institucional.

Kështu që, hibrid.info në bazë të metodologjisë  së punës, vlerëson se këto interpretime të mediumit serb klasifikohen si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others