[email protected]
Lushtaku nuk ka përmendur ndonjë synim për t’u bërë kryministër
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Newsbay24.com” ka publikuar një artikull me pretendim që Sami Lushtaku do të jetë kryeministër i Kosovës.

Ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa në përmbajtje gjendet vetëm një pjesë e intervistës së Lushtakut dhënë për Rtklive.com me datë 30 shtator.

Megjithatë, Lushtaku në atë intervistë nuk ka përmendur asnjëherë ndonjë synim për t’u bërë kryeministër i Kosovës.

Teksti i publikuar në artikullin e portalit të dyshimtë “Newsbay24.com”:

Vendimtare: Kosova me kryemistër të ri, urime dhe suksese për Sami Lushtakun?

Sipas tij, PDK-ja nuk dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë vetëm sa për t’ia bërë numrat të tjerëve.

Mgid

Ripple

300 euro në orë? Marifet i ri për super fitime

Mëso më shumë→

“Neve na vije keq për qytetarët që t’i çojmë në zgjedhje, edhe pse ne jemi shumë të gatshëm që të shkojmë në zgjedhje. Por edhe po të shkohet në zgjedhje, prapë se prapë do të ketë koalicione të partive. Mos të bëhemi si Italia që të shkojmë kaq shpesh në zgjedhje”, ka thënë ai. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzi

Vegëza e artikullit të publikuar në “Newsbay24.com”:

https://bdnewsfeed24.com/pre/?p=4061&fbclid=IwAR2ixulcTL_GHZZjFRLJJbEJYdmj-ijDjxVaRboTKQ_CJ_MCAFyFUouvMcg

Në intervistën e dhënë për Rtklive.com, Lushtaku kishte potencuar se nëse PDK do të hyjë në koalicion, këtë do ta bënte vetëm me një kusht, duke marrë kryeministrin ose presidentin. Por, asnjëherë nuk e ka përmendur emrin e tij për njërën nga këto pozita.

Vegëza e intervistës së Lushtakut dhënë për Rtklive.com:

https://bdnewsfeed24.com/pre/?p=4061&fbclid=IwAR2ixulcTL_GHZZjFRLJJbEJYdmj-ijDjxVaRboTKQ_CJ_MCAFyFUouvMcg

Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Newsbay24.com” përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others