Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Me anë të një videoje nga Kina pretendohet rrejshëm për ekzekutime gjatë pandemisë në Shkup

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një video që shfaq një ekip mjekësor brenda një ambienti spitalor. Në video është vendosur një mbishkrim që pretendon se pamjet tregojnë izolimin e pacientëve në Shkup, të cilët më pas supozohet se ekzekutoheshin gjatë pandemisë.

Përmbajtja me pretendimin e mësipërm është publikuar në 31 dhjetor në TikTok nga një llogari me emrin “joqmacedonia”.

Cila është e vërteta e kësaj përmbajtjeje?

Hibrid.info ka gjetur se pamjet shfaqin momentin e vdekjes së një pacienti në repartin e izolimit në Wuhan të Kinës.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes programit të automatizuar të kërkimit, “InVID” dhe ka gjetur të njëjtin video-material të publikuar në llogarinë e mediumit informues “Radio Free Asia” (RFA) në platformën “X” (ish-Twitter).

Videoja ishte publikuar më 1 shkurt, 2020 dhe ka mbishkrimin “[Një skenë dëshpëruese në repartin e izolimit] Në repartin e izolimit të Spitalit Wuhan, momenti më i pakëndshëm për pacientët është të shohin pacientin pranë tyre duke vdekur. Të gjithë janë të shqetësuar se kur do t’u vijë vdekja.

Wuhan ishte shfaqur rasti i parë i koronavirusit, që më vonë shkaktoi pandeminë COVID-19. Wuhan poashtu ishte qyteti i parë në izolim pas pandemisë në janar të vitit 2020.


Analiza:

Pretendimi se një video shfaq pamjet e izolimit të pacientëve në Shkup, të cilët më pas supozohet se se ekzekutoheshin gjatë pandemisë, është i pasaktë.

Në fakt videoja është marrë nga reparti i izolimit të Spitalit Wuhan (në qytetin ku ishte shfaqur së pari koronavirusi), ku tregohet momenti i vdekjes së një pacienti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere