Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Titulli përgjithësues nuk e bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Francë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një artikull i titulluar “Disa të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një festë ditëlindjeje”.

Përmbajtja është publikuar dje (14 korrik) në mediumin online në gjuhën shqipe “kosova-sot.info”.

Çka nuk shkon me artikullin?

Vendndodhja e lajmit bëhet e ditur vetëm në hyrje të artikullit kur thuhet se “Katër persona, duke përfshirë edhe sulmuesin, u vranë të shtunën vonë, pasi një person hapi zjarr në një festë ditëlindjeje në një fshat në Francë”.

Pse trajtohet ky artikull?

Portali që ka publikuar tekstin është i regjistruar në Kosovë (këtu) dhe ka shumicën e lexuesve shqipfolës (këtu), andaj edhe mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, mund të bëjë që audienca të mendojë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “kosova-sot.info”:

https://archive.is/4vDy7#selection-457.0-457.146


Për të vërtetuar se ngjarja ka ndodhur në Francë, hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur artikuj nga mediat në gjuhën frënge, të cilat e kanë raportuar dhe kanë konfirmuar atë që ndodhi në Espinasse-Vozelle të Francës (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Raportohet për vdekjen e katër personave nga të shtënat e armëve në një ditëlindje.

Por, titulli i artikullit të trajtuar nuk e bën të qartë se lajmi ka ndodhur në Francë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere