Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titull i pasaktë për numrin e të shëruarve me COVID-19

HIBRID

Portali “Arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Mbi 33 mijë të shëruar nga koronavirusi në botë”.

Ky artikull përmban titull të gabuar, pasi në të thuhet se numri i të personave të shëruar në botë ka kaluar shifrën 33 mijë, ndërsa në përmbajtje paraqitet numri real (33 milionë) i të shëruarve.

Një pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Arbresh.info”:

Mbi 33 mijë të shëruar nga koronavirusi në botë

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar 33 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, njoftohet se gjithsej 33.002.635 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Arbresh.info”:

http://www.arbresh.info/bota/mbi-33-mije-te-sheruar-nga-koronavirusi-ne-bote/?fbclid=IwAR2VZvN_2Sktrtx4vbBas7PDeVf87YJGsJiUgMJZRzXgsZh4G3WNUxO91w0


Sipas ueb-faqes “Worldometer.info”, e cila mban të dhëna rreth numrit të infektuarve me virusin Korona, thuhet se mbi 33 milionë persona janë shëruar.

Vegëza e të dhënave të publikuara në “Worldometer.info”:

https://www.worldometers.info/coronavirus/


Analizë:

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se titulli i artikullit në Arbresh.info është i shkruar gabim, por pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut. Megjithatë, fakti që ky artikull flet për një numër tjetër të shëruarve nga virusi Korona, mund të dezinformojë lexuesit e këtij portali. Ky artikull kategorizohet si “Gabim”.


Arsyetimi:

Gabim – Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere