Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Zjarret në Izrael paraqiten me anë të një imazhi të gjeneruar nga IA

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh që shfaq një vend të përfshirë nga flakët, për të cilin pretendohet se paraqet Izraelin.

Fotografia me këtë pretendim është publikuar dje (1 maj) nga një faqe në Facebook, me emrin “Kronika.com”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Hibrid.info ka gjetur se kjo fotografi është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale (IA).


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të programit të automatizuar të kërkimit, “InVID” dhe ka gjetur se kjo fotografi me këtë pretendim është publikuar nga disa faqe e llogari në media të ndryshme sociale (shih këtu).

Por, rezultatet nga ky kërkim, kanë gjetur video të publikuar në janar, prej së cilës është shkëputur kjo fotografi, me pretendimin se shfaqte përhapjen e zjarrit në Los Anxheles (shih këtu).

Për të konfirmuar vërtetësinë e pamjeve, hibrid.info ka verifikuar fotografinë dhe videon përmes “Hivemoderation”, platformës e cila kontrollon nëse përmbajtjen janë të gjeneruara nga IA.

Në të dy rastet rezultatet kanë treguar se përmbajtja është gjeneruar nga kjo teknologji.

Tutje, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar nga mediat në gjuhë të huaja të cilat kanë raportuar për përhapjen e madhe të zjarrit në Jeruzalem të Izraelit (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu).

Gjë e cila konfirmon ndodhjen e kësaj ngjarje në Izrael, por që në këtë rast zjarret janë paraqitur me fotografi të gjeneruar nga IA.


Analiza:

Pretendimet për përhapje zjarri në Izrael janë të sakta.

Por, në fotografinë e trajtuar, ato janë paraqitur përmes pamjeve të gjeneruara nga IA.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere