Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për cunami në Side të Turqisë

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok me përmbajtje në gjuhën shqipe “@mrgame.ks” ka publikuar dje një video-material në të cilën shihen dallgë të mëdha të ujit që kaplojnë një pjesë të një kompleksi turistik.

Këtij video-materiali, kjo llogari i ka vënë përshkrimin “Tsunami për pak sekonda shkaterron cdo gje në Side te Turqis”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se kjo video nuk është xhiruar në qytetin Side të Turqisë, por e njëjta ka ndodhur në qytetin turistik Sochi të Rusisë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “@mrgame.ks”:


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka gjetur këtë video-material të publikuar në Youtube jo më herët se 1 dhjetor 2021 nga kanali Artefact Travel, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qytetin turistik rus, Sochi. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në Sochi, hibrid.info ka arritur ta gjejë atë edhe në platformën online ruse “Rutube.ru” të publikuar në muajin mars 2022. (shih këtu videon nga sekonda 48-të)


Analiza:

Bazuar në kontrollin e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se video-materiali i publikuar nga llogaria “@mrgame.ks” në TikTok përmban mbishkrim të rremë, se cunami ka ndodhur qytetin Side të Turqisë.

I njëjti material është gjetur në platforma online si “Yotube” dhe “Rutube.ru”, ku qartësohet se kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin turistik rus Sochi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere