Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka të vdekur e as të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Serbi

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar artikuj ku pretendohet për një aksident të rëndë të një autobusi nga Kosova në Serbi, nga i cili thuhet se një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime.

Pretendimi është publikuar të mërkurën (23 korrik) nga mediat online si: ”dukagjini.com”, “zëri.info”, “Lapsi info”, “botapress.info”, “drenicapress.org” dhe nga faqet në Facebook si “Lapsi info” dhe “Preshevacom”.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Hibrid.info gjeti se nga aksidenti i raportuar nuk ka persona të vdekur dhe as të lënduar.

Hibrid.info ka hasur një postim të publikuar në faqen zyrtare në Facebook të kompanisë së autobusëve “Zhitia Tours”, autobusi i së cilës thuhet se është përfshirë në aksidentin e raportuar.

Në postimin e saj, kjo kompani ka mohuar të ketë pasur ndonjë aksident serioz me të vdekur dhe të lënduar (shih këtu).

Postimi në faqen e “Zhitia Tours” në Facebook:

“Pas disa spekulimeve rreth një aksidenti në Serbi ku disa portale shkruajnë se ka të vdekur e të lënduar të gjitha janë të pa vërteta.

Një nga 15 autobusët tanë që u nisën mbrëmë drejt Europës kishte një gërvishje apo aksident të lehtë kur pas 20 minutash i njejti vazhdoj rrugën për në destinacionin e tij , autobusi ishte i zbrazur pa pasagjerë në të ishin vetëm dy shoferët.

Ata të cilët postojn lajme të pa vërteta ju themi që jemi shumë të fortë e me spekulime e me asgjë tjetër nuk mund të na dëmtoni , populli e di që Zhitia flet të vërtetën.”

Analiza:

Pretendimi se në Serbi ka ndodhur një aksident i rëndë me një autobus nga Kosova, nga i cili një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime, nuk qëndron.

Sipas sqarimit të kompanisë “Zhitia Tours”, autobusi i përfshirë në aksident nuk kishte udhëtarë, por se në të ndodheshin vetëm dy shoferët, e se nuk pati asnjë të lënduar apo viktimë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere