Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia nuk paraqesin lajmin

HIBRID

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “PDK, LVV dhe AAK bëhen bashkë”.

Me këtë titull ky portal ka vënë në lajthitje lexuesit, marrë parasysh aktualitetit politik që mbizotëron në këtë kohë parazgjedhore. Ky titull krijon përshtypjen se partitë e përmendura në titull do të bashkohen në prag të zgjedhje nacionale, mirëpo në përmbajtjen e artikullit paraqitet vetëm një fotografi me ish-deputetet e këtyre tri partive, Blerta Deliu-Kodra, Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Kadaj-Bujupi, gjatë një vrapimi në parkun e Gërmisë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në portalin “botasot.info”:

PDK, LVV dhe AAK bëhen bashkë

Gjatë ditës së sotme përmes rrjetit social instagram deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra ka postuar një foto nga vrapimi në Gërmi.

Gjatë ditës së sotme përmes rrjetit social instagram deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra ka postuar një foto nga vrapimi në Gërmi.

Së bashku me Deliun ishte edhe deputetja nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Deliu bashkangjitur me foton ka shkruar që “sot vrapuam për vajzat dhe djemtë e FSK-së, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në misionë paqeruajtese”, transmeton “Bota sot”.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “botasot.info”:

https://www.botasot.info/lajme/1475298/pdk-lvv-dhe-aak-behen-bashke/?fbclid=IwAR130C9fRzUj9Yb8b6hMDG0KQNOzN3gzix3yG_wxr1UcRoAETBTg0FQ1Zzs


Analiza:

“Botasot.info” në këtë artikull ka vënë titull tendencioz, duke lajthitur lexuesit se bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim të mundshëm rreth këtyre partive. Gjithashtu, edhe fotografia kryesore e këtij artikulli nuk i përgjigjet lajmit. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, rezulton që ky shkrim hyn në kategorinë si “clickbait”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere