Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Turqi

HIBRID

Shkroi: Hyrije Mehmeti

“Kosova-sot.info”, medium online në shqip, ka publikuar të hënën (8 shtator) një artikull me titull “Dy oficerë policie u vranë dhe një u plagos nga një sulm”.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Pas klikimit të vegëzës, në fjalinë e parë të artikullit kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Turqi, por se titulli nuk e sqaron një gjë të tillë.


Pse trajtohet ky artikull?

Mediumi online “Kosova-sot.info” është i regjistruar në Kosovë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) dhe ka shumicën e lexuesve shqipfolës (këtu), andaj mos qartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, mund të bëjë që audienca ta lexojë lajmin si ngjarje të ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Në përmbajtje të artikullit sqarohet se “Dy oficerë policie u vranë dhe një u plagos nga një sulm me armë zjarri këtë mëngjes në stacionin e policisë në Balçova, qytet i Izmirit, Turqi”. Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se rasti ka ndodhur në Turqi, hibrid.info ka gjetur artikull të publikuar në mediumin “cnnturk.com”.


Analiza:

Mediumi online në shqip “Kosova Sot Online” ka publikuar artikullin me titull “Dy oficerë policie u vranë dhe një u plagos nga një sulm”. Mirëpo, titulli nuk sqaron se rasti ka ndodhur në Turqi, çka bëhet e ditur vetëm brenda artikullit.

Për shkak se mediumi i ka shumicën e lexuesve shqipfolës, audienca mund ta lexojë lajmin si ngjarje të ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait’.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere