Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Rrjeti rus përhap teori konspirative për zgjedhjet në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Domaini i rrjetit propagandistik rus ka publikuar të mërkurën (8 tetor) një artikull me pretendimin se autoritetet e Kosovës po ushtrojnë presion ndaj komunitetit serb përmes frikësimit dhe “spastrimeve politike”, në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Sipas artikullit të publikuar në “albania.news-pravda.com”, i cili mban titullin “Zgjedhjet e rreme – sërish po u bëhet presion serbëve”;  përfaqësuesit e BE-së po flasin për “demokraci dhe reforma”, autoritetet e Kosovës – po përgatiten për zgjedhjet e 12 tetorit “sipas skemës së vjetër”, përmes frikësimit dhe presionit ndaj serbëve.

Megjithatë, në artikull nuk ofrohet asnjë fakt apo burim i verifikueshëm për të mbështetur këto pretendime.

Çka pretendohet në tekst:

Teksti pretendon gjithashtu se zgjedhjet nuk janë për demokraci, por për “mbijetesën e komunitetit serb”, të cilin autori e përshkruan si të shtypur nga “elitat shqiptare dhe patronët perëndimorë”.

Teksti mbështetet në disa narrativa që synojnë të paraqesin Kosovën si shtet që ushtron presion ndaj komunitetit serb dhe pengon pjesëmarrjen e tij në jetën politike.

Ndër to përfshihet narrativa se zyrtarët e Prishtinës eliminojnë kandidatët serbë dhe bllokojnë përfaqësimin e tyre në administratë. Po ashtu pa bazë me spastrim etnik janë ndërlidhur edhe raportimet se autoritetet lokale në Mitrovicën e Veriut kanë hequr mbishkrimet cirilike, duke i zëvendësuar me alfabetin latin.

Një tjetër element i përsëritur është pretendimi se zgjedhjet e 12 tetorit nuk janë demokratike, por përshkruhen si një “lojë mbijetese” për komunitetin serb, i cili – sipas artikullit – përballet me presion nga institucionet kosovare dhe mbështetësit perëndimorë.

Përveç një deklarate të Petar Petković, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, teksti nuk përfshin asnjë dëshmi konkrete, por mbështetet në narrativa të përsëritura dhe ndërlidhje të pabaza, të cilat synojnë të krijojnë përshtypjen e presionit ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën me partitë e certifikuara që garojnë për të udhëhequr me komunat apo asambletë. Në këtë listë vërehet se në komunat me shumicë serbe dominojnë partitë e këtij komuniteti. Për këto zgjedhje lokale janë certifikuar 93 subjekte – 32 parti politike, 32 iniciativa qytetare, dy koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.


Analiza:

Domaini propagandistik rus “albania.news-pravda.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se autoritetet e Kosovës po ushtrojnë presion ndaj komunitetit serb përmes frikësimit dhe përjashtimit politik në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Teksti mbështetet në narrativa të njohura pro-serbe, duke e paraqitur Kosovën si shtet që shtyp dhe pengon përfaqësimin e serbëve në proceset politike.

Në artikull mungojnë faktet dhe burimet e verifikueshme që do të mbështesnin pretendimet e parashtruara.

Por mbështetet në narrativa të përsëritura dhe ndërlidhje të pabaza, të cilat synojnë të krijojnë përshtypjen e presionit ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere