Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Konspiron Petkoviq se Kurti nuk po blen sisteme armësh për siguri, por për të frikësuar dhe kërcënuar

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar më 8 tetor kontejnerë me mijëra dronë luftarakë kamikazë “Skydagger” nga Turqia. Kështu kanë njoftuar nga Qeveria e Kosovës dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nëpërmjet një postimi të mërkuren (8 tetor) në X (ish-Twitter), ka pretenduar se kjo armatosje nuk është për qëllime mbrojtëse apo demokratike, por për të frikësuar dhe kërcënuar komunitetin serb.

Deklarata e Petkoviqit u publikua në media me titullin: “Petkoviq: Kurti oružane sisteme ne nabavlja zbog bezbednosti, već da zastraši i preti” (Petkoviq: Kurti nuk po blen sisteme armësh për siguri, por për të frikësuar dhe kërcënuar). (këtu, këtu, këtu, këtu)

Reagimi i Petkoviqit nuk përmban fakte të verifikueshme dhe shfaqet si pjesë e narrativave të zyrtarëve serbë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ndaj kujt reagoi Petkoviqi dhe çka tha?

Sipas deklaratës së Petkoviqit, blerja e dronëve turq nga Kosova interpretohet si veprim agresiv, jo si pjesë e zhvillimit të kapaciteteve të sigurisë. Ai e përshkruan politikën e Kosovës si “agresion të vazhdueshëm të separatistëve në Kosovë”.

Po ashtu, në komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petkoviq pretendon se armatosja e institucioneve të Kosovës dhe furnizimi me dronë luftarakë janë të drejtuara kundër popullit serb, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po përdor këto pajisje për ta frikësuar dhe për ta shtypur komunitetin serb. Ai pohon se dorëzimi i dronëve pak ditë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit nuk është rastësi, por një mbështetje politike për Kurtin që, sipas tij, synon të vazhdojë “terrorin ndaj serbëve”.

Deklarata e Petar Petkoviqit ishte si reagim ndaj deklaratës së Vjosa Osmanit lidhur me blerjen e dronëve nga Turqia, ku ai pretendoi se arsyeja e vërtetë për armatosjen e Kosovës nuk është mbrojtja apo demokratizimi, por frikësimi dhe kërcënimi i komunitetit serb.

Deklarata e Vjosa Osmanit, e bërë në të njëjtën ditë kur presidenti Trump përgëzoi Turqinë dhe presidentin Erdoğan për lidershipin e tyre në promovimin e paqes dhe sigurisë globale, thekson bashkëpunimin e ngushtë të Kosovës me Turqinë dhe NATO-n për modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë. Ajo kritikon qëndrimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se Serbia po kërkon bashkëpunim ushtarak me vende si Rusia, Kina dhe Irani, në vend që të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s. Osmani nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit mbrojtës sipas standardeve të NATO-s për të siguruar paqen dhe sigurinë për qytetarët e Kosovës.

Deklarata e Aleksandar Vuçiq shpreh indignim ndaj veprimeve të Turqisë, duke e akuzuar për shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, si dhe për armatimin e autoriteteve në Prishtinë. Ai pretendon se Turqia nuk synon stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe sugjeron se ka ambicie historike për rikthimin e ndikimit osman.

Në këtë kontekst, Petar Petkoviq reagoi ndaj deklaratës së presidentes Osmani, duke pretenduar se blerja e dronëve turq nuk ka qëllime mbrojtëse apo demokratike, por është e destinuar për frikësim dhe kërcënim ndaj komunitetit serb.

Ky reagim i Petkoviq nuk ofron asnjë fakt apo burim të pavarur që të mbështesë akuzat për “kërcënim” apo “agresion” nga ana e institucioneve të Kosovës, por mbetet brenda kornizës së narrativave të ndërtuara nga zyrtarët serb për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.


Analiza:

Më 8 tetor, Forca e Sigurisë së Kosovës pranoi dronë luftarakë “Skydagger” nga Turqia, për cka kanë njoftuar nga Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti.

Vjosa Osmani deklaroi se blerja e dronëve është pjesë e modernizimit të kapaciteteve mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Osmani iu referua presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e kritikoi Turqinë për armatimin e Kosovës dhe e akuzoi për destabilizim të Ballkanit Perëndimor.

Si reagim ndaj saj, Petar Petković pretendoi se kjo armatosje nuk është për mbrojtje, por për të frikësuar dhe kërcënuar komunitetin serb.

Reagimi i Petkoviqit, nuk ofron fakte dhe mbetet pjesë e narrativave serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere