Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me lajm të vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull, përmes së cilit pretendon se ka gjetur arsyen e frikës të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për t’u bërë kryeministër.

Titulli i këtij artikulli “E pabesueshme, del në shesh e vërteta ndaj frikës së Albin Kurtit për tu bërë kryeministër”, në fakt nuk përputhet me përmbajtje, e cila përbëhet nga një pjesë e një lajmi të vjetër (27 dhjetor, 2019).

Artikulli i publikuar nga Specialja.com:

Pse po e refuzon Albin Kurti që ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë?

Nga mungesa e marrëveshjes me LDK-në, apo nga mungesa e guximit për t’i marrë përgjegjësitë si Kryeministër i Kosovës? Albin Kurti nuk i është përgjigjur ftesës për takim nga Presidenti Hashim Thaçi, për në orën 13:30, për ta caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë, me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinës, ndonëse është raportuar se ai është parë gjatë ditës në kryeqytet./ Ju ftojmë të hapni marketigun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet eksluzive

Vegëza e artikullit të Specialja.com

https://specialja.com/lajme/2020/10/31/e-pabesueshme-del-ne-shesh-e-verteta-ndaj-frikes-se-albin-kurtit-per-tu-bere-kryeminister/?fbclid=IwAR0Cys4UIcPzDMkM2nBWPgzdmgDDP7nRE5JkOUC5aKDPmhC8jJkoJ_rR2Q0

Teksti i përmbajtjes është shkëputur nga një lajm i 27 dhjetorit të vitit të kaluar që flet për ftesën e bërë nga presidenti Hashim Thaçi për të parin e VV-së, Albin Kurtin, si fitues i zgjedhjeve të fundit nacionale, për ta caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë.

Vegëzat e lajmit të publikuar nga disa media më 27.12.2019:

https://ekonomiaonline.com/opinione/a-po-frikesohet-albin-kurti-qe-te-behet-kryeminister/
https://ballkani.info/a-po-frikesohet-albin-kurti-qe-te-behet-kryeminister/

Analiza:

Specialja.com e ka publikuar këtë artikull duke përdorur titull të sajuar dhe përmbajtje me lajm të vjetër, duke pretenduar ta paraqes atë si lajm aktual. Për këtë arsye, hibrid.info e kategorizon këtë si “clickbait” meqenëse qëllimi i artikullit është të nxisë lexueshmëri për të përfituar nga reklama e vendosur në fund të tekstit.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere