Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Publikohen dy “Exit Poll” të rremë për Suharekë dhe Lipjan

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Të dielën, më 12 tetor, në rrjetin social Facebook janë publikuar dy postime të rreme, të cilat pretendojnë të paraqesin rezultate të Exit Poll-eve për garën për kryetar të komunave Suharekë dhe Lipjan.

Një prej postimeve, i publikuar rreth orës 17:25 nga faqja “Suhareka Aktuale”, përmban një grafikë që pretendon të tregojë rezultatet e një Exit Poll-i, ku në krye paraqitet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Shala.

Pas verifikimit të fakteve, Hibrid.info ka konstatuar se ky Exit Poll nuk është kredibil, pasi mungojnë informacione mbi institucionin që e ka realizuar, metodologjinë e përdorur dhe kohën e zhvillimit të matjes.

Kërkimi përmes Google me fjalët kyçe “Exit Poll Suharekë” nuk ka sjellë asnjë rezultat nga ndonjë media e besueshme apo institucion hulumtues që e mbështet këtë pretendim.


Një rast i ngjashëm është vërejtur edhe në një postim të faqes “Vrojtuesit e Lagjes – Lipjan”, ku pretendohet se paraqiten rezultatet e një Exit Poll-i për orën 16:00, sipas të cilit LDK printe me 38.1% të votave. Në përmbajtje përmendet kompania “UBO Consulting” si burim i të dhënave.

Mirëpo, Hibrid.info pas verifikimit ka konstatuar se ky informacion nuk është publikuar në asnjë burim tjetër, përveç në faqen e mësipërme në Facebook. (shih këtu)

Në faqen zyrtare të UBO Consulting në Facebook, është gjetur një njoftim zyrtar ku sqarohet se kjo kompani do të publikojë rezultatet e Exit Poll-it për 12 komuna vetëm pas orës 19:00, në RTV Dukagjini. (shih këtu)

Analizë:

Të dy rastet përbëjnë shembuj të përhapjes së dezinformatave zgjedhore, përmes pretendimeve të rreme për Exit Poll-e, të cilat duket se synojnë të ndikojnë në perceptimin publik gjatë ditës së votimit. Mungesa e burimeve kredibile dhe përdorimi i emrave të kompanive të njohura pa dëshmi reale janë tregues të qartë të manipulimit të informacionit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere