[email protected]
Nuk konfirmohet ndalesa e Aliut nga KFOR-i e as nga protestuesit serb
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën shqipe publikuar dje informacione me pretendimin se Ministritë të Infrastrukturës, Liburn Aliu i është ndaluar vizita e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit.

Veriu.info, përmes titullit të një artikulli të publikuar dje (09 qershor) pretendoi se Aliut i është ndaluar vizita në Leposaviq nga serbët lokalë të cilët e kishin bllokuar rrugën.

Në përshkrim të situatës, në përmbajtje të artikullit, tutje pretendohet se, në fakt, ishin pjesëtarët e KFOR-it që e ndaluan vizitën e Aliut.

Vegëza e artikullit të publikuar në Veriu.info:


Pretendim të ngjashëm kishte edhe nga mediat tjera.

Mirëpo, për dallim me “veriu.info”, televizioni T7, publikon kronikë përmes së cilës pretendohet se vizita e ministrit Aliu në këtë komunë u ndalua nga Komandati i KFOR-it.

Autorja e kronikës bënë një kronologji të situatës. Nga e gjithë përmbajtja e përshkruar në këtë kronikë, përmes së cilës paraqitet kronologjia e pretenduar e ngjarjes, bazohet në frazimin “siç mëson T7”, që lë të kuptohet që është burim i informacioni i këtij mediumi, ndonëse i pa specifikuar.

Vegëza e kronikës së publikuar në T7:


Në kronikën e publikuar nga T7 shihen Njësia Speciale e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in që, siç thuhet në kronikë, janë mbledhur për të gjetur një mënyrë që ministri Aliu të futej në komunë pa ra në sy të protestuesve. Në fund raportohet se komandanti i KFOR-it e ka anuluar këtë vizitë.

Deri në momentin e shkrimit të këtij teksti ky pretendim nuk është arritur të konfirmohet nga KFOR-i. Pas kërkimeve të bëra në motorin e kërkimit Google lidhur me ndonjë reagim të KFOR-i lidhur me rastin, nuk është  gjetur ndonjë deklaratë publike e publikuar në platformën digjitale apo në media. (këtu)

Rezultatet e kërkimit në periudhën 24-orëshe në Google, për verifikim të ndonjë reagimi të mundshëm të KFOR-it


Në faqen e tyre zyrtare në Facebook postimi i fundit i KFOR-it ka të bëjë më ditën ndërkombëtare të fëmijëve (këtu) kurse në Twitter për takimin e gjeneralit Ristuccia me ambasadorin e Australisë në Kroaci. (këtu)

Edhe disa media i janë drejtuar me pyetje KFOR-it për konfirmimin e këtij pretendimi, por deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, nuk kanë marrë ndonjë përgjigje. (këtu)

Lidhur me rastin ka reaguar vet ministri Ali nëpërmjet një postimi në Facebook ku e quajti të pavërtetë lajmin se KFOR-i ia ka ndaluar vizitën në Leposaviq. Sipas tij,  KFOR-i ka ofruar siguri por Policia e Kosovës ka udhëzuar që të mos vazhdohet tutje për shmangie të tensionimi të situatës.

“Lajmet se KFOR-i, më ka ndaluar që ta takoj Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi, janë të pavërteta. Përkundrazi, KFOR-i na kanë ofruar siguri, me një njësit të tyre që e kanë dërguar pikërisht për këtë qëllim. Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth”. (këtu)


Analiza:

Pretendimi se KFOR e ka ndaluar ministrin Aliu që të vizitojë kryetarin e komunës së Leposaviqit nuk i konfirmuar nga palët e përfshira në këtë rast.

Nuk është gjetur ndonjë reagim i KFOR-it lidhur me pretendimin në fjalë, ndërkaq ministri Aliu e ka quajtur të pavërtetë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “raportim i njëanshëm” dhe “përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Raportim i njëanshëm” merr ai raport mediatik i cili vërehet qartë se bënë favorizim të fakteve, qëndrime dhe përfundime që përputhen me një narrativë të veçantë, shpesh duke mos respektuar rregullin e kontaktit me palën tjetër kur bëhet fjalë për pretendime që janë të dëmshme për reputacionin e dikujt ose të portretizuar nga akterë të caktuar me një qasje negative. Një nga format e raportimit të njëanshëm është paraqitja selektive e fakteve, ku theksohen fakte që mbështesin një tezë të caktuar, ndërsa faktet që nuk e konfirmojnë atë janë lënë pas dore.

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others