Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Presidenti kroat nuk ka thënë se Qeveria e Kosovës po përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiq

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Të dielën (7 dhjetor) u publikua një përmbajtje në Facebook nga faqja “Mekuli Press” me pretendimin se Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka thënë se “Qeveria e Kosovës po përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiqi”.

I njëjti pretendim më pas u publikua edhe nga faqja tjetër në Facebook “60sekonda”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se Millanoviq nuk ka dhënë një deklaratë të tillë. Po ashtu, ky pretendim qarkullon në Facebook që nga viti 2023.


Hibrid.info ka kërkuar në Google me fjalët kyçe Qeveria e Kosovës po përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiqi”, por që rezultatet nuk shfaqin një përmbajtje të tillë të publikuar në media kredibile.

Po ashtu, edhe kërkimi në gjuhën kroate, nuk shfaq asnjë publikim kredibil që do ta mbështeste pretendimin. (këtu)

Hibrid.info ka kërkuar edhe rubrikën e lajmeve në ueb-faqen e presidencës kroate. Rezultatet nuk shfaqin një deklaratë të tillë të bërë nga presidenti kroat. (këtu)

Screenshot nga ueb-faqja zyrtare e presidencës kroate


Gjatë hulumtimit online, hibrid.info ka gjetur se pretendimi i rremë se presidenti kroat ka bërë një deklaratë të tillë, qarkullon në Facebook që nga viti 2023. (shih këtu)


Analiza:

Përmes një përmbajtjeje të publikuar të dielën (7 dhjetor) në Facebook, pretendohet se presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se “Qeveria e Kosovës po përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiqi”.

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se ky pretendim është i rremë. Milanoviq nuk ka dhënë asnjëherë deklaratë të tillë.

Publikim me përmbajtje të tillë nuk është gjetur në asnjë media kredibile e as në faqen zyrtare të presidencës kroate.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere